Bilanc lufte e ka cilësuar Enkelejd Alibeaj atentatin e sotëm te mbikalimi i Shkozetit në Durrës, në vazhdën e ngjarjeve kriminale në vend.
I ftuar në Mbrëmje në ABC News të Mirela Milorit, Alibeaj tha se ky vend i është dorëzuar krimit pa asnjë kusht, pasi sot krimi ka arritur të godasë një pjesë të shtetit.
“Në këtë vend territori i është dorëzuar krimit pa asnjë kusht, madje më keq që sot krimi ka marrë guximin të godasë dhe një pjesë të shtetit. Situatë që nuk ka ndodhur më parë dhe ky është një tjetër alarm për atë se çfarë vrulli e revani ka marrë krimi sot. Guxim i marrë ai që i ka shtyrë njerëzit për të tërheqëur këmbëzën. Copëzat e të dhënave duhet të mblidhen në një për të kuptuar gjendjen reale”.
Duke sjellë në vëmendje përplasjen me prokurorit Ndoji dhe qeverisë, Alibeaj u shpreh se krimi i rrugës ka marrë guximin për të tërhequr këmbëzën ndaj zyrtarit shtetëror.
“Përplasjen mes qeverisë dhe prokurorit në fjalë dhe askush nuk mund të mos e mendojë sot që të mos jetë ndjerë të joshur e me guxim të tepruar për sa kohë kjo copëz e shtetit që quhet prokurori me gjithë mëkatet që ka është kaq vulnerabël që edhe krimi i rrugës mund të tërheqë këmbëzën.
Sa mirë do ishte dy javë më parë sikur të ndodhte ajo që thashë në konferencë meqë mes kryeministrit dhe zv kryeministrit pse nuk i arrestoni gjithë palët, ndërsa sot rrinë e numërojnë viktimat.
Sa herë vihet në dijeni për akte kriminale nuk është të dalë e të bëhet palë me njërën bandë”.
Sipas Alibejat sot çdo shqiptar ndihet në ankth dhe i pasigurt.
“Është zyrtar shtetëror në fuqi, sot ka ndodhur që krimi ndjek zyrtarin shtetëror dhe pothuajse e ekzekuton. Si ndjehen sot shqiptarët? Gjithë ankth, gjithë makth. Kur bëhet therror edhe një pjesë e shtetit mendo ca sigurie ka për njerëzit e tjerë. Ky vend është zhytur në krim. Jemi në mëshirë të fatit të keq të kriminelëve”.