“Opozita i fiton zgjedhjet e ardhshme”/ Arta Dade: Rama i braktisur edhe nga socialistët. Kriminelët arritën në nivele të larta

Premte, 01 November 2019 22:41

Ish-deputetja e Partisë Socialiste, Arta Dade, thotë se kryeministri Edi Rama është braktisur edhe nga vetë socialistët. E ftuar në emisionin “Provokacija” në Abc News, Dade thotë se opozita i ka të gjitha mundësitë për të fituar zgjedhjet.

“Duket sikur opozita ka marrë garanci qe të ndërpresë protestat, të përfshihet në reformën zgjedhore sepse ka gjithë mundësitë të fitojë zgjedhjet pasi Rama është braktisur dhe nga socialistët siç u pa dhe në zgjedhjet e fundit“, deklaroi Dade.

Ish-ministrja tha se në votimet e 30 qershorit, Rama u braktis edhe nga socialistët.

“Në zgjedhjet e fundit u braktis Rama dhe nga socialistët. Në disa zona, ku unë e njoh mirë fizionominë zgjedhore, kishte mbushje kutish me fletë votimi që kalonin numrin e votuesve”, u shpreh Dade.

Dade u shpreh gjithashtu se personat e lidhur me botën e krimit janë aktivizuar në fushata zgjedhore edhe nga PD, por këta të fundit u kujdesën që të mos i përfshijnë në nivele të larta politike.

“PS u bë një shtrat i ngrohtë për kontigjentë kriminale. Ata edhe PD i ka angazhuar në fushata, ne bënim kujdes të mbroheshin, por PD vetë bëri kujdes që mos i fuste në nivele të larta të politikës”, tha ish-ministrja e Jashtme.

Dade tha se sistemi aktual duhet të ndryshojë, por problemet nuk duhet ti atashohen vetëm sistemit.

“Unë refuzova të jem anëtare dhe ka qenë zgjedhja e kryeministrit që nuk jam në asamble. Janë shumë gjëra që duhet të dryshojnë dhe më së pari sistemi zgjedhor duhet të ndryshojë. Nëse do kishim lider mëndjehapur patjetër që sistemi të krijon mundësi të krijosh një grup parlametar me vlera. Prandaj duhet të kalojmë në një sistem ku votat të kalojnë për atë individ që votohet.

Unë thashë që nuk mund ti atashohet çdo gjë sistemit. Është bërë një hap përpara me gratë në politikë. Ajo i krijon elektoratit një mendje të hapur për të zgjedhur individin. Edhe atyre që marrin vendime për të caktuar kandidatë i kufizon për të bërë abuzimin me lista. E dyta ka të bëjë me sistemin aktual, me zbatueshmërinë e neneve me statutet përkatëse. Ne kemi dalë përmes një sistemi demokratik. Do pjekuri politike do që të kesh lider me mendje të hapur. Nuk është se nuk ta mundëson ky sistem, por mbi bazën e këtij sistemi është thelluar autoritarizmi i liderit”, tha Dade.

Lajmet e fundit

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

Politikë

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

  “Përshkallëzohet drama në portin e Durrësit. Detaje të reja mbi kompaninë fiktive kroate dhe lidhje të mundshme kriminale”. Me këtë titull e përditshmja gjermane “Focus Online” i ka kushtuar vëmendje...

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...