Shkodra dhe Vora pa kryebashkiakë/ Edmond Spaho përjashton zgjedhjet e pjesshme

Saturday, 02 November 2019 09:22

Nënkryetari i Partisë Demokratike, Edmond Spaho, përjashton mundësinë që presidenti Ilir Meta të dekretojë një datë për zgjedhje të pjesshme në bashkitë Shkodër dhe Vorë të mbetur pa kryebashkiakë.

I ftuar në RTV Ora, Spaho thotë se zgjidhja e vetmë për krizën politike janë organizimi i zgjedhjeve të parakohshme dhe ato vendore në të njëjtën ditë.

Spaho: Presidenti anuloi zgjedhjet e 30 qershorit, i shtyu në tetor. Nga ana kushtetuese më duket jo e drejtë, jo e rregullt, që të dekretohet një datë tjetër për një proces që është konsideruar nul. Ky proces është konsideruar nul dhe nga raporti i OSBE-ODIHR. Jemi para një procesi nul, inekzistent. Për rrjedhojë, të dekretosh një palë zgjedhje që vinë nga rënia e kandidatëve të një procesi që nuk ekziston nuk është normale. Do të duhej që ata kryebashkiakë që ishin të vazhdonin mandatin e tyre dhe të shkohej në zgjedhje të rregullta kushtetuese vendore. Zgjidhja e krizës politike vjen përmes zgjedhjeve të parakohshme. Zgjedhjet e parakohshme të zhvillohen në një ditë me zgjedhjet kushtetuese vendore.

Login to post comments