Kjo fotoja e mësipërme e tregon qartë se këta e kanë kaluar ccdo kufi njerëzor. Erion Veliaj dhe Elisa Spiropali nuk meritojnë as fijen e respektit, përkundrazi meritojnë vetëm përccmim për këto që bëjnë.
Këta dy meritojnë të quhen ndër personazhet më neveritëse të këtij sekti që na qeveris. Udhëtojnë të veshur me qindra mijëra euro dhe bëjnë sikur takojnë njerëz në nevojë të këtij vendi.
Një njeri që njihet si vrasësi i fëmijëve, vrasësi i Ardit Gjoklajt të vogël. Veliaj, ky vrasës që nuk njeh skrupull njerëzor. Një hajdut i kalibrit më të lartë, të paparë ndonjëherë te një politikan. Shkatërrues i ccdo gjëje që i del përpara. Njihet për aferat e mëdha korruptive. Për shkatërrimin e një pasurie të madhe kombëtare si Teatri Kombëtar por edhe së fundmi me vjedhjen që kërkon t’i bëjë Kopshtit Botanik në kryeqytet. Një kryetar bashkie që e ka bërë të pajetueshëm qytetin që drejton.
Ndërsa kjo shoqja tjetër, një nivel i barabartë neverie me Veliajn. Për shoqe ia ka kaluar edhe Lenka Çukos. Shoqja milionë euroshe e doganave tashmë kërkon tjetër shpërblime nga sekti i saj dhe “Skënderbeu” i saj. Nuk i dalin më 5 milionë eurot e doganës por po merret edhe me tenderat e ujësjellësit të Fierit me gjithë familjaret e vet.
Këto janë vetëm maja e ajsbergut për të atë që kanë bërë këta të dy. Ndaj edhe fotoja e mësipërme nuk meriton asnjë dixhiturë tjetër, veçse “...përtej neverisë”.