Fotografia e mësipërme është marrë në një nga spitalet më të njohur të Shqipërisë, ku shumica e shqiptarëve është detyruar të shkojë së paku njëherë në jetë: Spitali Ushtarak ose ndryshe Spitali i Traumës në Laprakë.
Foton denoncuese e ka publikuar ish-kryeministri Sali Berisha në profilin e tij në Fb, për të demaskuar propagandën qeveritare për një shëndetësi të rilindur. “Në sistemin shëndetësor - shpartallinë të narkoshtetit! Lexoni mesazhin dhe shikoni foton e qytetari dixhital” fton Berisha në vijim dhe e lë në gojën e qytetarit të thjeshtë, të shfaqë të vërtetën:
" Mirëmbrëma zoti Berisha. Kjo është në qendër të Tiranës, në Spitalin Ushtarak. Kam një foto të Spitalit Ushtarak. Do ta çoj sot ose nesër, se nuk po di mirë sa katastrofë është!"