Flet kryetari i KÇK, Rama, lekët do t'i gezojnë krerët e organizatës

E mërkurë, 06 November 2019 11:51

Kryeministri Edi Rama komentoi sërish në takimin me qytetarët atë që e ka etiketuar si organizata KÇK (kap ça të kapësh).

Referuar ngjarjeve të fundit në Durrës, Rama tha se do të vazhdojë pastrimi i sistemit të drejtësisë.

“Ka nisur pastrimi i sistemit. Shumë nga xhakajdurët që janë në sistem e dinë që nuk e kalojnë vetingun dhe do i kapi fshesa. Ndaj janë lëshuar KÇK, organizata më e rrezikshme kriminale që vepron në vend, e veshur me petkun e ligjit dhe funksionon si organizatë grabitësish ordinerë. Për KÇK-në ne po bëhemi gati dhe sikundër e kam lajmëruar lidhur me krimin e organizuar, paralelisht me një ligj special për ta çuar luftën kundër krimit në një nivel të pandodhur më parë dhe me rezultate të garantuara. Ne do të çojmë në Kuvend edhe disa masa speciale ndaj anëtarëve të KÇK, nuk mund të them më shumë por të jeni të sigurt se të gjithë do të shohin në praktikë, jo në fjalime, rezultatet e një ofensive frontale që qeveria do të ndërmarrë ndaj krimit të organizuar dhe KÇK,” tha ai.

Pas një ankese të një qytetari për Kadastrën e Durrësit, Rama premtoi reformë.

“Faleminderit për praninë edhe pse na preke në një plagë të hapur që është Kadastra e Durrësit, por jam i bindur që ligji special kundër krimit të organizuar dhe masa speciale kundër KÇK do e çlirojnë përfundimisht edhe Kadastrën e Durrësit dhe gjithë kadastrat nga rrethimi kriminal që ka nisur prej shumë e shumë vitesh dhe që ne kemi arritur ta çajmë vetëm pjesërisht sidomos në zonat që kanë një interes zhvillimi turistik aty ku krimi i organizuar përpiqet të shpëlajë paratë e pista, por nuk do i gëzojnë, nuk do i gëzojnë”.

Modifikuar më E mërkurë, 06 November 2019 14:25
Login to post comments