Brenda 24 orësh Ambasada amerikane në Tiranë reagoi sërish për diskutimin e ndezur në lidhje me teknologjinë 5G. Në reagimin e parë Ambasada bënte thirrje për të pasur kujdes nga Kina dhe kompania Huawei kur bie fjala për teknologjinë 5G, por Shtetet e Bashkuara e mbështesin qasjen e matur dhe të përgjegjshme të Shqipërisë për rrjetin 5G,” thuhet në njoftimin e ambasadës, që do të thotë se SHBA nuk janë kundër teknologjisë, por Kinës, sepse, sipas ambasadës, “është e rëndësishme sepse ka vende si Kina që do të dëshironin të kapnin mënyrën e jetesës dixhitale të Ballkanit Perëndimor për të thithur informacione prej tyre dhe asfiksuar rrjetet e aleatëve të Sh.B.A-së. Shqipëria tashmë po bën gjënë e duhur duke ushtruar vigjilencë në mbrojte të rrjeteve të saj.”
Por nuk është i këtij mendimi kryeministri Rama, cili nxitoi ta shesë këtë “risi” si arritje të tij. A ka këshilltarë ky njeri? A bëri, minimumi një kërkim për të parë se kush fshihet pas kësaj “teknologjie” e për çfarë interesash?! Më 1 Dhjetor 2018, zyrtari i kompanisë “Huawei” u arrestua në Aeroportin Ndërkombëtar të Vancouver nga Policia Mbretërore, me kërkesë të Shteteve të Bashkuara për mashtrim të institucioneve të shumta financiare, në kundërshtim me ndalimet e vendosura nga SH.B.A. Rama i ka qejf sfidat me të mëdhenjtë dhe bën të fortin, por SHBA, Franca apo Gjermania ta vënë kapelën sipas kokës dhe se këto lojëra prej Lejfeni nuk i shkojnë me ta dhe se këto le t’ia promovojë Rilindjes së tij. Asgjë nuk harrohet e as nuk kalohet lehtë dhe do të vijë dita kur të japë llogari për dëmet që po i shkakton vendit dhe marrëdhënie historike me SHBA dhe partnerët seriozë ndërkombëtarë.