Partia Demokratike përmes ish-deputetit Gent Strazimiri, thotë se atentati ndaj prokurorit Arjan Ndojës, është një prishje pazari mes bandave që sollën dhe e mbajnë në pushtet kryeministrin Edi Rama. Për PD-në, kreu i qeverisë duhet të largohet, ku nga ana tjetër, Strazimiri shtoi se Rama ëshjtë kreu i KÇK-së. ”Atentati është luftë mes bandave që kanë sjellë dhe mbajnë në pushtet Edi Ramën. Një nga antentatorët e dyshuar, Redjan Rraja, i afërm i deputetit socialist Rrahman Rraja, është ushtar i bandës së Edi Ramës në Fushë Krujë. Ai ka siguruar vota që Edi Rama të bëhet kryeministër, prandaj ai kishte statusin e të paprekshmit, kur nënkomisar Emiljano Nuhu e denoncoi publikisht, bashkë me djalin e deputetit Rraja, si të përfshirë në çështjen Xhisiela”,-tha gjatë deklaratës për shtyp nga selia blu.
Deklarata e plotë
Atentati mafioz pak ditë më parë ndaj një prokurori dhe atyre që e shoqëronin nuk është thjesht një krim më shumë në statistikat e krimit shqiptar. Atentati është luftë mes bandave që kanë sjellë dhe mbajnë në pushtet Edi Ramën. Një nga antentatorët e dyshuar, Redjan Rraja, i afërm i deputetit socialist Rrahman Rraja, është ushtar i bandës së Edi Ramës në Fushë Krujë. Ai ka siguruar vota që Edi Rama të bëhet kryeministër, prandaj ai kishte statusin e të paprekshmit, kur nënkomisar Emiljano Nuhu e denoncoi publikisht, bashkë me djalin e deputetit Rraja, si të përfshirë në çështjen Xhisiela. Në atë kohë, Edi Rama masakroi me akuza oficerin e policisë dhe mbrojti atentatorin Rraja me gjithë kriminelët e tjerë që i sigurojnë pushtetin.
Të njëjtën gjë bëri Edi Rama edhe në rastin e Dritan Zaganit. Sulmoi personalisht komisarin që kishte denoncuar trafikun e drogës me makinën e ministrit të brendshëm dhe mbajti në qeveri Saimir Tahirin. Përfshirja e banditëve të Edi Ramës në atentate mafioze pasi ky i ka mbrojtur publikisht ata, fakton se shteti i ngritur prej Edi Ramës është thellësisht i kriminalizuar.
Në narko-shtetin e Edi Ramës trafikantët e drogës shndërrohen në biznesmenë të nderuar, në ndërtues resortesh ne bregdet mbi prona shtetërore të tjetërsuara, dhe kur u prishen pazaret për grabitjen e pasurive të vendit, bandat që sollën dhe mbajnë në pushtet Edi Ramën, godasin njëra-tjetrën në atentate mafioze. Asnjë plan special të propaganduar nga Edi Rama për luftën kundër krimit të organizuar, nuk ka për të funksionuar, sepse ai është vetë kreu i organizatës kriminale “Kap Ça t’Kapësh”.
Asnjë plan special nuk ka për të funksionuar, përsa kohë ai kalon nga parlamenti i Edi Ramës, Rrahman Rrajës, Jurgis Çyrbjes, Taulant Yarisit dhe dhjetëra deputetëve të tjerë, mandatet e të cilëve janë siguruar nga krimi i organizuar. Shërimi i vetëm për vendin është clirimi i shtetit nga Edi Rama dhe narko-banda e tij. Është ndarja e politikës nga krimi. Këtë gjë ka 6 vjet që kërkon Bashkimi Evropian, kete gje kodifikoi edhe Bundestagu gjerman me 9 kushtet për hapjen e negociatave.