Ditmir Bushati voton kundër PS për rrezikun rus. Çfarë detyrash s’ka bërë Edi Rama?

E mërkurë, 06 November 2019 14:58

Ish-ministri i Jashtëm, Ditmir Bushati ka votuar sot hapur kundër idesë së Edi Ramës dhe propozimit formal të kryetarit të grupit të PS-së, Taulant Balla, i cili propozoi miratimin e një rezolute kundër ndikimit rus të në Shqipëri.

Ish ministri i jashtëm vuri në dyshim nëse kjo rezolutë është në të njëjtën linjë me pozicionet dhe dokumentat e miratuara nga qeveria. “A është në përputhje terminologjia me gjithë dokumentet që ka miratuar qeveria shqiptare? Dhe po ju them që nuk është dhe prapë me shqetëson. Objektivat e kësaj rezolute janë në përputhje? Po ju them që nuk janë” tha ai duke shtuar: “Po ju them që në këtë proces zonja kryetare (Mimi Kodheli), duhet që ne si komision të kishim rolin kryesor për dhënie mendimi”.

Bushati e hodhi poshtë rezolutën në tre prizme: në atë të ndikimit të huaj në media, në atë të mardhënieve me Bashën dhe opozitën dhe së treti në llogaridhënien e qeverisë ndaj parlamentit.

Për mediat:

Bushati e quajti të panevojshëm rrezikun e depërtimit të ndikimit të huaj në media për aq kohë sa Shqipëria i është adresuar OSBE-së për të mbikqyrur paketën e saj antishpifje.

“Në qoftë se ne kemi hallin se si penetrojnë këto ndikime në media, jemi ne që kemi çuar një tekst në OSBE për paketën anti-shpifje dhe në qoftë se duam referencë që të përmbushim standardet e OSBE-së dhe BE, në qoftë se kemi nevojë për këtë gjë, po” tha ai.

Këtu nënteksti ironik është i qartë sepse kabineti Rama nuk i ka mara aspak parasysh vëretjtjet e OSBE-së.

Për Bashën:

Më të forta janë dozat e nëntekstit se kjo rrezolutë po bëhet për qëllime të brendëshme dhe për të goditur kundërshtarin politik, Sipas Bushatit miratimi i këtij propozimi është një gafë e rëndë, madje ai ka thënë se nuk duhet të miratohet një rezolutë për të marrë si referencë, akuzat politike për ndikimin rus në PD dhe kreun e e opozitës, Lulzim Basha. “Për mua Lulzim Basha nuk ekziston fare. Nuk mund të marrim si referencë Lulzim Bashën. Edhe sikur 10 palë zgjedhje të bëjmë ne do ta mundim Lulzim Bashën”- tha Bushati.

Ndërkohë që më tej u shpreh se: “Nuk i qërojmë dot politikisht hesapet me Lulzim Bashën, duke përfshirë aktorë të tjerë”.

Për Ramën:

Gjuha e dykuptimtë e ish ministrit të jashtëm u bë më e fortë kur shpjegoi se një rezolutë parlamentaer ka si qëllim ti caktojë korrnizat e veprimit qeverisë. “Por nëse miratojmë këtë rezolutë, e zënë jam Edi Rama kryeministër, çfarë objektivash me keni vendosur në këtë dokument? Çfarë mekanizmash dhe çfarë detyrash me keni dhënë që nuk i kemi bërë deri më sot?”, ngriti pyetjen retorike ai.

Kundërshtitë e deputetit që ka filluar të shihet gjithnjë e më shumë si disident mes idhtarëve të Ramës, u shoqëruan me padurim nga kolegët e tij të cilëve ai iu drejtua:“Me duroni se e kam të nevojshme t’ju them, se jemi vend anëtar i NATO-s, nuk jemi vend dordolec”.

Por në fund, rezoluta është hedhur në votim dhe është miratuar me qëndrimin kundër të Ditmir Bushatit dhe me entuziazmin aprovues të deputetëve të opozitës së re që kanë votuar pro.

Login to post comments