Një tjetër vrasje sot. Në Shkodër është ekzekutuar me armë zjarri një 43-vjeçar. Numri i të vdekurve nga vrasjet e ka kaluar një bilanc të vërtetë lufte. Gjendja e sigurisë në vend është alarmante.
Viti 2019 mund të konsiderohet i kobshëm sa i përket numrit të vrasjeve të ndodhura. Dhe sa vjen e shifrat shtohen edhe më shumë, edhe duke i krahasuar me të njëjtat periudha të çdo viti të kaluar.
Por çfarë bën qeveria në këtë situatë? Për Edi Ramën dhe Sandër Lleshajn kjo është më se normale. Ata vijojnë të vjedhin të qetë para e shqiptarëve.
Madje ky Lleshaj, që çështjet e sigurisë i ka detyrë të drejtëpërdrejtë, e ka gjetur edhe çështjen me çfarë të merret këto kohët e fundit.
Sandër Lleshaj e ka hallin te tenderi i uniformave, te një tender i dyshimtë që do të thotë 30 milion dollarë, shumë ku ai mund të përfitojë ca para. Ndërkohë që situata në Shqipëri është ajo e një vendi lufte, ku në lajme nuk kalojnë 48 orë pa dëgjuar një vrasje , një pritë , një tentativë vrasjeje, apo edhe grabitje bankash e banokomatesh.