Ka nisur me tensione protesta e sotme e Astirit.
IKMT ka lajmëruar se është plagosur një punonjës i tyre gjatë përplasjes me banorët.
Sipas IKMT, A.B është 50 vjeç dhe është goditur me mjete të forta duke i shkaktuar frakturë në kokë dhe duar.
Mësohet se punonjësi, që është dërguar në Spitalin e Traumës, po u njoftonte banorëve se janë bërë pengesë në zbatimin e projektit të Unazës së Madhe.