KESH njoftoi se reshjet e shiut që kanë përfshirë vendin tonë gjatë orëve të fundit kanë përmirësuar ndjeshëm nivelin e prurjeve në Kaskadën e lumit Drin me 825 m3/s në total. Aktualisht situata hidroenergjetike e kaskadës është si më poshtë vijon;
7 nëntor 2019
Të dhënat për Fierzë - Koman - Vau i Dejës.
Niveli 269.52mm - 172.71 m - 74.52 m
Prurje 150 m3/s - 525 (m3/s) - 150 m3/s
Prodhimi 0 MWh - 6330 MWh - 5520 MWh
KESH bën të ditur se, aktualisht nga prodhimi në Hec-Koman e Hec-Vau Dejës po furnizon me energji elektrike të gjithë kërkesën për klientët fundorë. Gjithashtu është duke administruar me kujdes prurjet në kaskadë, me një vëmendje të shtuar veçanërisht në ujëmbledhësin e Hec-Koman, për shkak të intensitetit tepër të lartë të reshjeve në këtë basen, rreth 350mm reshje shiu.
Nisur nga niveli i prurjeve aktuale në kaskadë si dhe parashikimi për periudhën deri në 15 Nëntor, KESH parashikon përmirësim të ndjeshëm të rezervës energjetike deri në fund të muajit nëntor, me rreth 150 GWh.