Shembjet tek Unaza e Re, Pampuri: Sapo PD të vijë pushtet, të gjithë këta banorë do të dëmshpërblehen

Tuesday, 12 November 2019 09:52

Ish-deputetja demokrate Oriola Pampuri ka deklaruar nga Unaza e Re, ku banorët po përplasen me Policinë për të mos lejuar prishjen e shtëpive, se në momentin më të parë të ardhjes në pushtet të PD-së, ata do të dëmshpërblehen.

“Këtu është një situatë tejet e rëndë, - tha Pampuri. -  Banorët që protestojnë çdo pasdite nuk kanë një marrëveshje dhe askush nuk ka ardhur të dialogojë me ta. Asnjë përfaqësues i qeverisë.

Megjithatë unë dua t’i siguroj të gjithë banorët, PD-ja, në momentin e parë që do të vijë në pushtet, të gjithë këta banorë do të dëmshpërblehen.”

Login to post comments