Gjermania na ‘jep zemër’, Shkullaku: Rama po i kap të gjitha, ç’duhet të bëjë opozita

E mërkurë, 13 November 2019 09:51

Ministri i Jashtëm gjerman, Heiko Maas do të vizitojë Maqedoninë e Veriut për të shprehur solidaritetin me vendet e rajonit pas vetos franceze për nisjen e negociatave. Në një intervistë, Maas thotë se ai kërkon t’u japë zemër Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut që të vazhdojnë me reformat.

“Reforma në fushën e drejtësisë, me të cilën Shqipëria po tregon një shembull të mirë në rajon është në rrugën e duhur. E rëndësishme ështëm që tani të gjithë të kontribuojnë që Gjykata Kushtetuese të fillojë pa u vonuar punën. Edhe reformimi i ligjit të zgjedhjeve do të diskutohet me të gjitha forcat politike dhe shoqërinë civile. Ne jemi të sigurt, se për reformat që kanë të bëjnë me rekomandimet e OSBE/ODIHR mund arrihet marrëveshje pa humbur kohë. Parlamenti është vendi ku zhvillohen konfrontimet politike. Tani duhen propozime konstruktive dhe bashkëpunime serioze në interes të Shqipërisë dhe qytetarëve të saj,” tha ai.

Por pavarësisht entuziazmit gjerman, analistët në Tiranë mendojnë se votimi i së hënës për anëtarët e Gjykatës Kushtetuese, por edhe sjellja e mëvonshme e qeverisë në rastin e protestës së Astirit, nuk tregojnë se në vend gjërat po bëhen më mirë.

“Dy pikat kyçe të kushteve të Bundestagut për hapjen e negociatave me Shqipërinë janë edhe reforma zgjedhore dhe ngritja e Gjykatës Kushtetuese. Por a ka kuptim, pas asaj që ndodhi të hënën në Kuvend dhe që ishte gatuar prej kohësh në organizatën e Rilindjes, të negociohet dhe të participohet në një ndërmarrje të tillë me këtë organizatë? A mundet që pas skemave manipuluese të kryeministrit, të ulesh me të për të bërë një reformë që do të garantonte zgjedhje të lira, kur në fund organizata do ta votojë atë me anëtarët e bindur të Gramoz Ruçit në Kuvend? Aktet e fundit vetëm përforcojnë bindjen se, brenda sistemit, Edi Rama është i aftë t’i mundë kundërshtarët e tij pa e filluar ende përballjen me ta,” shkruan Armand Shkullaku në portalin Lapsi.al.

“Opozita sot gjendet në një pozitë tepër të vështirë, në udhëkryqin mes asaj që nisi dhe asaj që duhet të bëjë. Mes përballjes elektorale me Edi Ramën kryeminstër dhe organizatën e tij në njërën anë dhe refuzimit të rifutjes në sistemin që kontrollohet prej tij në anën tjetër. Rruga e parë është e provuar disa herë, ndërsa e dyta e lënë në mes, po disa herë. Frustrimi opozitar prej kësaj dileme po shndërrohet çdo ditë edhe në frustrim qytetar. Thirrjet dëshpëruese ndaj opozitës sot, ndërsa banorët e Unazës goditeshin me gaz lotsjellës dhe shkopinj gome, janë pikërisht shprehje e këtij frustrimi. Luzim Basha nuk ka kohë për të humbur. Ai duhet të zgjedhë njërën prej rrugëve, atë që e ka shkelur disa herë por nuk e ka nxjerrë në krye ose atë që e ka provuar por nuk e ka çuar vetë deri në krye”.

Login to post comments

Lajmet e fundit

Onelda Zefi: Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin do ta bente "Kombiart".

Politikë

Onelda Zefi: Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin do ta bente "Kombiart".

Nga Onelda Zefi: Vendoset veto ne lulishten e vetme qe ka ngelur ne zonen e Parafabrikateve tek Rr:Llambi Bonata ne Kombinat. Shikoni sesi Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin...

Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.

Politikë

Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.

Nga Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.Prej dy ditesh ne Hotel “Tirana” po zhvillon punimet, e ndare ne dy auditore, Konferenca e Pare Nderkombetare, njekohesisht dhe...

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Sport

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Shqipëria u kualifikua për herë të dytë në historinë e saj, në një kampionat Europian.   Kuqezinjtë i mbyllën kualifikueset në vendin e parë, duke lënë pas kombëtare të forta si Çekia...