Berisha mesazh Vorpsit: Akt i një militanteje të verbër, dil nga drejtësia e futju politikës

E Enjte, 14 November 2019 20:18

I ftuar në Abc News, ish kryeministri Sali Berisha e ka cilësuar një akt të paprecedentë dhe jashtë çdo standarti betimin e Arta Vorpsit para një noteri.

Sipas tij, me një akt të tillë, të një militanteje të verbër, Vorpsi duhet të largohet nga sistemi i drejtësisë dhe ti futet politikës

“Situatë e paprecedentë për një shtet, ku as humoristët më të shquar, as Agim Xhafka nuk mund ta imagjinonte se mund të ndodhte

Një kandidate për Gjykatë Kushtetuese zgjedh noterin për të bërë betimin kushtetues. Një akt që del nga jashtë çdo lloj standarti. Nga të gjithë kandidatët që qarkullojnë aty është Arta Vorpsi dhe kam patur mendim pozitiv, por me aktin e sotëm dua ti çoj vetëm këtë mesazh: në rast se ta ka ndikuar Rama nga Londra këtë skemë për të poshtëruar Presidencën, është keq, por në rast se e ke bërë vetë, është shumë keq.

Akt i një militanteje të verbër, duhet të largohet një herë e mirë e të futet në politike”, u shpreh ish-kryeministri Berisha.

 

Login to post comments