Rama vazhdon me manipulimet: Shengeni për qytetarët, politikanët nuk presin askund në radhë

E Enjte, 14 November 2019 20:48

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, po vazhdon ta reklamojë idenë e tij, Aleksander Vuçiqit e Zoran Zaevit, për krijimin e një minishengeni Ballkanik, nga i cili Serbia do të përfitonte rreth 1.5 miliardë euro nga 3.5 miliardë në total sa përllogaritet të fitojnë 6 shtetet e Ballkanit Perëndimor, shkruan Gazeta Express.

Në një video të publikuar në faqen e tij zyrtare, Rama ka thënë se kjo ide e tij për Minishengen është për qytetarët dhe jo për politikanët të cilët nuk presin askund në radhë.

Siç pretendon Rama, përmes një marrëveshje të tillë do të hapeshin kufijtë në 6 shtetet e Ballkanit Perëndimor, megjithatë një ide e tillë po kundërshtohet me të madhe nga Kosova.

Kreu i VV’së, Albin Kurti, nënkryetarja e LDK’së, Vjosa Osmani, e ish-kryeministri Isa Mustafa, kanë dalë ashpër kundër një nisme të tillë, duke përmendur argumentet që Serbia nuk respekton kurrfarë marrëveshje.

Kurti e Osmani e kanë kritikuar Ramën se është nxituar kur e ka konsultuar Beogradin para Kosovës për një ide të tillë, ndërsa Isa Mustafa e ka akuzuar se po tenton të krijojë një ‘jugosllavi të vogël”.

I gjendur përballë këtyre kritikave, Edi Rama, ka thënë se politikanët në Kosovë po bëjnë politikë të jashtme me Shqipërinë, për pazare të brendshme partiake./GazetaExpress/

Login to post comments