“Revolucion demokratik për të mposhtur diktaturën”, Maliqi me tone të ashpra në parlament: Seanca sot në show

Premte, 15 November 2019 10:57

Me tone të ashpra ka folur sot në parlament, deputeti Lefter Maliqi ndërsa apeloi shqiptarët të ngrihen për një revolucion demokratik për të mposhtur sic tha ai diktaturën që instalohet në vend.

Në fjalën e tij Maliqi, sulmoi edhe deputetët e rinj të opozitës në parlament, ndërsa tha se disa prej tyre janë të joshur nga kryeministri dhe i shërbejnë atij.

“Janë deputetë të kryetarëve, disa edhe bashkëpunëtorë të sigurimit të shtetit, deputetë që nuk dinë të lexojnë edhe kur fjalimet i kanë të gatshme. Gjithë ky shoë sot këtu është për t’i marr kompetencat Presidentit të Republikës, i vetmi institucion që s’po e marrin dot. Kanë frikë nga zgjedhjet në popull kanë frikë nga vendimi i kushtetueses për anulimin e 30 qershorit. Lartmadhnia mund të genjejë disa, mund të gënjejë edhe shqiptarët për një kohë, po jo për gjithë jetën. kemi vetëm mashtrime, sic bëri me unazë, po lodh studentët, banorët e astirit,  artistët se edhe Teatrin do e prishë. I bëj thirrje të gjithëve, të ngrihen në këmbë mos kenë frikë.

E kanabizuan vendin, e kriminalizuan, i morën gjithë institucionet. Me ngjala e me verë iu lutën asokohe Presidentit për pushtet po s’ishin të kënaqur, donin babëzinë vetëm. Disa po i shërbejnë këtij, se jeni të joshur po nëse nuk jeni largohuni. Iu bëj thirrje të gjithë shqiptarëve të ngrihen në këmbë për një revolucion demokratik për të mposhtur diktaturën që këta po instalojnë.” u shpreh Maliqi.

Login to post comments