Sot në seancën plenare kreu i grupit socialist Taulant Balla akuzoi presidentin Meta se “’është e padrejtë që presidenti të marrë nëpër gojë kryetarin e KED edhe pse në rastin në fjalë presidenti duhet të jetë i fundit në këtë vend për tu marrë me Dvroranin, sa kohë që ai ka qenë një prej 5 gjyqtarëve të dosjes penale në ngarkim të Ilir Metës”. Po dosjet e Taulant Ballës kush i ka? Dhe nuk janë pak. Çfarë po bëhet me dosjen “Toyota Yaris”, perfoljet për trafiqe të ndryshme droge, çështja e Rrajave e Xhensilës etj. Deri tek shpërdorimet në Librazhd, grabitja e pronave dhe shkatërrimi i pyjeve. Është gjetur një Dvoran për Tao Ballën, por do vijë një kohë, por nuk do ta mbrojë dot.