Ish-kryeministri Sali Berisha postoi një ditë më parë një foto nga stadiumi Arena Kombëtare, duke e etiketuar si ‘Stadiumi i Vëllezërve Xibraka’.
“Stadiumi i Vëllezërve Xibraka, 75 milionë euro!” shkruante Berisha.
Ish-kryeministri i vazhdoi edhe sot akuzat, duke thënë se të ftuar nderi në ceremoninë e inaugurimit do jenë kolumbianët e arrestuar në kuadër të operacionit ‘Xibraka’, Walther Moreno dhe Cezar Avila. Në foton e pasaportave të kolumbianëve, Berisha vendos fotot e Olsi Ramës dhe Ermal Hoxhës, i dënuar për trafik.
Sipas Berishës, shiritin do e presë vëllai i Edi Ramës, Olsi, të cilin e akuzon se qëndron pas linjës së trafikut të Xibrakës.
“Të ftuar nderi me rastin e inaugurimit të stadiumit Vëllezërit Xibraka, 75 milionë euro janë: Kumbarët famozë të Uzinës së Xibrakes; Walther Moreno, Adolfo Avila. Shiritin do ta presin Uells (Olsi) Xibraka dhe Walther Moreno,” shkruan Berisha.