Presidenti i Republikës, Ilir Meta, ka bërë sot me dije të gjitha detajet e pasdisë të tij ndaj kreut të Këshillit të Emërimeve në Drejtësi, Ardian Dvoranit.
Meta u shpreh se Dvorani me publikimin në Fletoren Zyrtare të Arta Vorpsit, u bë për të mashtruar publikun dhe me këtë veprim donte ta njihte si të zgjedhur nga Kuvendi.
“Dërgimi i botimit në fletoren zyrtare ka pasur si qëllimi mashtrimin e opinionit publik. Çdo vendim tjetër i përfshirë pa vendimmarrjen e KED është shpërdorim detyre. Kyetari i KED, ka konsideruar Arta Vorpsin si të zgjedhur nga Kuvendi. A ka të drejtë? KED dhe as kryetari nuk mundet që të vlerësojë apo të zgjedhi një kandidate. i vetmi që mund ta bëjë është organi i emërtesës. Dvorani ka kryer veprime të paligjshme. Rëndohët pozita e tij pasi veprimet e tij i shërbyen vetëm shkeljes së Kushtetutës. Loja e ribotimit në fletoren zyrtare, të një vendimi ishte botuar solli si pasojë që Kuvendi e trajtoi Arta Vorpsin si një vullnet të organit të emërimit. Kjo krijoi bindjen se Dvorani i ka kyrer jo nga pakujdesia por me dashje të plotë për të kryer një shkelje të kushtetutës. Në këtë mënyrë kreu i KED ka shkelur hapur dhe me dashje kushtetutën. Në mënyrë të vazhdueshme Presidenti ka ngritur shqetësimin për paraqitjen e listave. Duke parë me shqetësim, presidenti i ka kërkuar këshillit që të realizojë pikëizmin e kandidatëve sipas kërkesave të ligjit. Për të bërë të mundur që organet e emërtesës të zgjedhin SIPAS RADHËS. Paralajmërim i bërë që më 31 gusht. Në mënyrë që të kishim mundësinë të zgjidhim sa më shpejt dhe sipas radhës që Gjykata të ngrihet sa më shpejt”, ishte kjo një pjesë nga deklarata e Metës.