Meta pret mysafirin e veçantë: Zoti e bekoftë miqësinë shqiptaro-amerikane!

Diel, 17 November 2019 14:24

Presidenti Ilir Meta ka pritur në këtë të diel një mysafir të veçantë. Bëhet fjalë për ambasadorin Sam Brownback, i ngarkuari i SHBA-ve për lirinë fetare ndërkombëtare

Përmes një postimi në ‘Facebook’ Meta thekson se ditën e nesërme të dy do të marrin pjesë në Konferencës për Lirinë Fetare

“Një kënaqësi e veçantë të kem Ambasadorin Sam Brownback në Tiranë si mysafirin tim special. Do të jemi së bashku nesër në Konferencës për Lirinë Fetare. SHBA gjithmonë një kampion i lirisë dhe drejtësisë. Zoti e bekoftë miqësinë shqiptaro-amerikane! ”, shkruan Meta.

Login to post comments