“Aldo Bare me shokë kanë emëruar të gjithë kupolën në Tiranë”/ Basha: Ja pse Rama kërkon të kapë drejtësinë

Diel, 17 November 2019 14:38

Kreu demokrat Lulzim Basha nga Myzeqeja ku po zhvillon një takim me fermerët, akuzoi Kryeministrin se po kërkon të kapë drejtësinë për hesap të Rrumëve me shokë që i mbushin xhepat Edi Ramës.
Basha tha se për shkak të Rrumëve me shokë ne sot kemi një Parlament të paligjshëm, një qeveri të paligjshme, kryetarë bashkish të paligjshëm, Kushtetuese të paligjshme, prokurorë të paligjshëm.

Në këtë kuadër, Basha theksoi se e gjithë struktura shtetërore vepron për të mbushur xhepat e një grushti njerëzish.

“Aldo Baret me shokë kanë emëruar të gjithë kupolën në Tiranë dhe Lushnje duke punuar për bandën e Lushnjes sepse edhe pse jane tek 313 punët i kryejnë qe andej, i dëgjuat ambasadorët perëndimore.

E dëgjuat kreun e antimafias i cili tha se krimi i organizuar dhe mafia shqiptare bashkëpunojnë ngushtë me politikanët dhe zyrtarët shqiptarë. Për kë e kishte fjalën? Për këta e kishte fjalën, partnerët e Aldo Bares me shokë.

Kanë ngrënë e kanë pirë bashkë. I kanë bërë votat bashkë ndaj nuk flet dot as Edi Rama e as Erjon Braçe, askush tjetër nuk i përmend dot. U dridhet zëri.

Sepse janë partnerët e tyre dhe me ta erdhën në pushtet. Ndajnë paratë. Le ta matin veten e tyre pa përkrahjen e krimit dhe ta shohim se sa u vlen lëkura.

Nuk ka zgjidhje me këta njerëz.

Nuk kanë ofertë. Nuk sjellin dot as rend e siguri, as lufte kundër korrupsionit, përkundrazi, të vetmin preokupim është te kapin drejtësinë”, tha Basha.

Login to post comments