Keni në plan të dobësoheni? Këto janë aplikacionet që duhet të shkarkoni patjetër!

Hënë, 18 November 2019 14:53

Nëse keni një qëllim të caktuar për të humbur peshë, një trajner personal mund të hartoj një plan për ju, tju mbaj në vëzhgim gjithë kohës dhe sigurisht mos tju lëri asnjë moment të pushoni në palestër. Për të gjithë ju që nuk keni kohë të shkoni në palestër por keni nevojë për një trajner personal që t’ju motivojë kurdoherë, këtu do të gjeni disa aplikacione të cilat funksionojnë po aq mirë sa një trajner personal i vërtetë, mjaft t’i shkarkoni në internet.

SWEAT

20 dollarë në muaj në iTunes dhe Google Play.

Pasi t’i përgjigjeni pyetjeve në lidhje me qëllimet tuaja të palestrës, aplikacioni SWEAT ju përcakton programin më të mirë të mundshëm, siç është programi BBG Stronger i superyllit në Instagram, Kayla Itsines, duke përdorur ushtrime me dhe pa vegla palestre. Çdo javë do të kryeni tre stërvitje me rezistencë 28-minutëshe dhe tre stërvitje kardio. Nëse jeni të etur për më shumë, aplikacioni gjithashtu përmban sfida, si sfida 19-minutëshe e pjesës së poshtme të trupit që përfshin squats, split squats dhe shumë të tjera.

96 dollarë në vit në iTunes dhe Google Play

Me një milion ndjekës, modeli i fitnesit në Instagram dhe mbretëresha e stërvitjes Ariana James di se si “të të marrë shpirtin”. Ndiqni ushtrimet e saj të muskujve të barkut dhe të vitheve në aplikacionin Fitplan dhe do të shkoni drejt pamjes tuaj perfekte. Programi tetë-javor përfshin 5- nivele 45 minutëshe, të përshtatshme për të gjithë trupat, të cilat duhen shoqëruar me pajisjet e palestrës.

160 dollarë në vit ose 17 dollarë në muaj në iTunes dhe Google Play

Të tre planet e ofruara nga trainerja e certifikuar Anna Victoria kërkojnë pajisje te ndryshme. Nëse ju pëlqen të djersiteni në shtëpi, programi i saj Shred, i cili bën thirrje vetëm për një tapet Yoge dhe një step, është i përkryer. Zgjidhni nivelin tuaj dhe aplikacioni bashkon gjashtë stërvitje 30-minutëshe për të përfunduar çdo javë.

84 $ / vit ose 13 $ / muaj në iTunes dhe Google Play

Jeni shtatzënë por doni të qëndroni në formë? Së pari, sigurohuni që të merrni planin tuaj të përshtatshëm të rekomanduar nga mjeku juaj  para se të bëni ndonjë gjë. Kur jeni konsultuar me mjekun tuaj jeni të lirë të vazhdoni fiskulturën nën kujdesin e trajneres që është gjithashtu shtatzënë, Katrina Scott. Me të do të bëni stërvitje dhe qejf gjithashtu pasi diskutoni edhe problem të ndryshmë që mund të keni gjatë shtatzënisë.

$ 40 / vit ose 10 $ / muaj në iTunes dhe Google Play

Trajnohuni me planin e Runkeeper që kërkon vetëm katër vrapime në javë. Pasi të keni shkarkuar, aplikacioni vendosni një orar vrapimi të përshtatur me nivelin tuaj. Për fillestarët, kjo mund të nënkuptojë vrapim me një largësi prej 15 minutash. Në cdo javë që kalon, aplikacioni rrit vështirësinë e vrapit.

Falas në iTunes dhe Google Play

Shkarkoni NTC dhe zgjidhni planin fillestar nga menuja My Plan për të filluar një rutinë që mund ta bëjë gjithkush. Stërvitjet 15 – 30 minutëshe janë mjaftueshëm sfiduese për njerëzit që kërkojnë më shumë. Sapo të filloni, do të keni një rutinë më të shëndetshme dhe do të kuptoni se do të keni më shumë forcë dhe sigurisht rezultatet që dëshironi.

Login to post comments