Këshilltari Ligjor i Presidentit: Dvorani do përgjigjet për shkeljet ligjore

Hënë, 18 November 2019 15:35

Bledar Dervishaj, këshilltar ligjor i Presidencën, ka shpjeguar sot shkeljet ligjore të kreut të KED, Ardian Dvorani. I ftuar në rubrikën “Opinion” në News24, referuar kallëzimit penal ndaj kreu të KED, Ardian Dvorani paralajmëruar nga kreu i shtetit, Dervishaj tha se “kallëzimi penal është i formalizuar, i ndërtuar është në tryezë për tu analizuar dhe nënshkruar. është koha fizike e presidentit, do të depozitohet ditën e nesërme. Është një material voluminoz, në dallim nga vepra bëhet dallimi ku do depozitohet”.

Lidhur me videon paralajmëruese më fakt tronditëse,  Dervishaj tha se ajo do të përmbajë disa të dhëna që presidenti i konsideron të nevojshme që publiku duhet t’i dijë. “Nuk mund të deklaroj diçka që nuk e di 100%, por t’ja lëmë Presidentit për ta shfaqur, besoj do jetë diçka më parë se fundi i javës”,-tha Dervishaj.

Dervishaj shpjegoi dhe procedurën e ndjekur për emërimin e anëtarëve të gjykatës kushtetuese. “Unë do thosha është përjetuar me veprime konkrete. Nuk është një përplasje institucionale që e ka nisur Presidenti, përkundrazi Institucioni i Presidentit është treguar më luajal, nga çdo institucion i përfshirë në këtë proces. Institucioni i Presidentit, unë vetë kam marr pjesë në të gjitha mbledhje, mbi 30 të tilla dhe kemi ofruar bashkëpunim e këshillimi. presidenti i kërkoi këshillit me shkresë zyrtare, për secilën vakancë, e t’ia përcjellë Presidencës e Kuvendit, më 31 gusht, më 21 shtator në mbledhje kemi qenë edhe ne ka përfunduar procesi për 4 vakanca, u bë publike me 22 shtator, ndërsa më 8 tetor i vijnë dy lista. Sërish luajaj Presidenti, sërish me shkresë i thotë më keni sjell dy lista, a i janë dërguar Kuvendit? Nëse do të shprehej menjëherë, para se kuvendi të administronte listat, një nga vakancat e kuvendit do të prishej. Kreu i KED ktheu përgjigja: Sot ia dërgova”,- tha Dervishaj.

Këshilltari i kreut të shtetit thotë se Këshilli i Emërimeve në Drejtësi nuk ka marrë vendim për kandidaturat, pas letrës së kreut të shtetit. Edhe pse nuk ka pasur vendim, kreu i KED ka vendosur publikimin e Arta Vorpsit në Fletoren Zyrtare duke kryer një praktikë jo ligjore. “Pezullimi i procesit u bë në datën 5 nga Presidenti dhe iu dërgua tre institucioneve, Këshilli thirri mbledhjen më datën 7. U njoh me përmbajtjen e shkresës dhe anëtarët deklaruan se nuk anatemojmë qëndrimin e Kreut të Shtetit, veç pezullimit na kërkon praktikën, dhe kryetari më datë 7 nëntor i dërgoi plotësimin e praktikës me dokumentacion. Nuk u diskutua dhe nuk u mor vendim në mbledhje. Vendimi i 21 shtatorit na botohet në fletoren zyrtare, vetëm për efekt publik, që u zgjodh i pari në listë dhe Presidentit i humbi afati, po asnjë nuk e bën dot këtë, askush s’mund të thotë Presidentit i humbi afati. Pra, botimi në fletore zyrtare është në kundërshtim me vetë Këshillin, që thotë ky vendim hyn në fuqi menjëherë dhe botohet në faqen e Gjykatës së Lartë. Ndaj Presidenti ngriti padinë, duhet veçuar këshilli si organ kolegjial, nga kryetari si organ individual”, -u shpreh Dervishaj.

Këshilltari i kreut të shtetit ka komentuar dhe akuzat e PS ndaj kreut të shtetit dhe miratimin e rezolutës, të enjten e kaluar. “Për këshilltarin ligjor të Presidentit rezoluta e miratuar në seancë plenare, për shmangien e ngërçit pas emërimit të anëtarëve të gjykatës kushtetuese, nuk ka ndonjë fuqi kundrejt dekreteve të Presidentit, dhe nuk ndikon në veprimtarinë e kreut të Shtetit”,- tha Bledar Dervishaj.

Login to post comments