Eksperti gjerman: Rama nuk mbron interesat e Kosovës

Tuesday, 19 November 2019 12:28

Eksperti gjerman Bodo Weber, një nga njohësit më të mirë të Ballkanit, ka folur për gazetën Express në lidhje me çështjen e Mini-Shengenit.

Ai tha se i kupton këto lëvizje politike të Edi Ramës, duke shtuar se atij i duhet për vete kjo çështje.

“Unë e kuptoj plotësisht nevojën e kryeministrit Rama për një sukses politik, duke pasur parasysh bllokadën e dëmshme të Francës për dritën e gjelbër të BE’së për hapjen e negociatave për Shqipërinë”.

Analisti gjerman thotë se Rama nuk mund të luajë rolin e mbrojtësit të interesave të Kosovës, pasi dy vitet e fundit ka mbështetur idenë e shkëmbimit të territoreve dhe korrigjimit të kufijve.

“Por pastaj, për fat të keq, Rama me lobimin që i bëri marrëveshjes për shkëmbim të territoreve në negociatat mes Kosovës dhe Serbisë gjatë dy viteve të fundit, për fat të keq e ka dëmtuar imazhin e tij si një ndërmjetës i sinqertë dhe mbrojtës i interesave të Kosovës”.

Login to post comments