ME FOTO/ Pas u shpall “non grata”, Borchardt ‘arratiset’ nga Shqipëria

Tuesday, 19 November 2019 17:42

Ambasadori i OSBE-së në Tiranë, Bernd Borchard raportohet se është larguar mesditën e sotme nga Tirana.

Siç e shihni dhe nga fotot e postuar në media, ai shfaqet në aeroportin e Rinasit, te sporteli i kontrollit të pasaportave diplomatike. Pas kontrollit të pasaportës aty, pasagjerët kalojnë në sallën e pritjes për të marrë fluturimin.

Një ditë më parë, Presidenti Meta e shpalli “non grata” në Presidencë Ambasadorin e OSBE-së në Tiranë, Bernd Borchadt.

Kreu i Shtetit thotë se drejtuesi i zyrës së OSBE në Shqipëri, nuk është më i mirëpritur në Presidencë, ndërsa jep edhe dy arsye. E para, Borchardt vuri në diskutim, Dekretin e Presidentit për zgjedhjet vendore në Shqipëri në qershor 2019. E dyta, sepse i tregoi publikisht gishtin e mesit qytetarëve shqiptarë. (LEXO: Meta shpall “non grata” Ambasadorin e OSBE-së/ Dokumenti)

Gjithashtu, gjatë një interviste televizive ne mbrëmje, teksa u pyet për qëndrimin e tij ndaj Borchadt, Meta deklaroi: “Sigurisht ky është qëndrimi ndaj personit, as nuk u prezantua nga zyra e OSBE. Këta po e teprojnë shumë, ca diplomatë janë bërë lecka të Edi Ramës”.

Modifikuar më Tuesday, 19 November 2019 17:45
Login to post comments