Nis takimi Meta-Berisha

E mërkurë, 20 November 2019 12:13

Ka nisur takimi mes presidentit Ilir Meta dhe ish-presidentit dhe ish-kryeministrit Sali Berisha.

Takimi po zhvillohet në Presidencë me kërkesën e Metës.

Në këtë takim po diskutohet për situatën politike në vend, krizën në gjykatën kushtetuese.

Pas takimit do të ketë edhe një deklaratë për mediat nga ish-kryeministri Sali Berisha.

Një ditë më parë, presidenti Meta priti në një takim ish-presidentin Rexhep Mejdani.

Login to post comments