Ky Kajmaku mos duhet kërkuar në Surrel?

Premte, 22 November 2019 14:25

Arratisja e Agim Kajmakut, pak para se policia ti mbërrinte në shtëpinë e tij, ka vënë në siklet qeverinë Rama. I shpallur në kërkim për falsifikime në bashkinë e Vorës, Kajmaku ndodhet në arrati dhe policia e ka shpallur në kërkim. Pikërisht për arratisjen e Agim Kajmakut kanë nisur hetime ndaj disa oficerësh, pasi dyshohet se ata kanë njoftuar atë që të ikte sepse policia po shkonte në shtëpinë e tij për ta arrestuar.

Po arsyet e arrastisjet së Kajmakut dhe vendndodhjen e tij do të duhet ta kërkojmë diku tjetër. Ta kërkojmë tek fakti se Shqipëria ndodhet në gjendje të jashtëzakonshme. Është një lloj situate e pazakontë, ku nuk është gjendur më parë ndonjë vend i botës. Argumentet janë të forta, bindëse dhe përtej çdo dyshimi.

Në Shqipëri pushteti dhe qeveria, kanë lidhur aleancë të ngushtë me krimin, në luftë të hapur me segmentet e tjera të shtetit. Në Shqipëri luftën po e fiton krimi pasi shteti është një burim i jashtëzakonshëm inkurajimi për krimin me sjelljen dhe me vendimmarrjen e vet të errët.

Në Shqipëri nuk ka më kufi midis shtetit dhe krimit, pasi ky i fundit ka futur duart dhe ka kapur çdo pjesë të pushtetit. Ka kapur zgjedhjet, ka kapur qeverisjen, ka kapur financat publike, ka kapur ligjvënien, drejton partinë në pushtet, dhe është ‘mjeshtri’ që lëviz fijet e Edi Ramës, kryeministrit.  

Edi Rama është e mori krimin dhe e futi në pushtet. Ai, i ‘detyruar’ nga marrëveshja që ka me kriminelët dhe në bazë të paktit që kishte bërë para ardhjes në pushtet, nuk mund të bënte ndryshe përveçse të angazhonte sërish njerëz me rekorde kriminale.

Roshi, Frroku, Ndoka, Kajmaku e dhjetëra e dhjetëra të tjerë Rama i bëri ‘përfaqësues’ të shqiptarëve.

Të njëjtën gjë bëri edhe me zgjedhjet lokale të 30 qershorit. Nuk ka asnjë dyshim që është i njëjti bandit vetëm me emra të ndryshëm.

Ndaj pyetja që të gjithë duhet të bëjmë në lidhje me ‘arratisjen’ e Kajmakut është: Mos duhet që ta kërkojmë Kajmakun në Surrel?!/55news.al

Login to post comments

Lajmet e fundit

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Politikë

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Nga Ilda Zhulali: Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%! Ndërsa planin e gjobave të tjera, në masën 188%! Sa më pak vende parkimi...