Nga cila ambasadë u kërcënua zëdhënësi i Ilir Metës

Premte, 22 November 2019 14:35

Zbardhen të tjera detaje nga ngjarja e raportuar një ditë më parë fillimisht nga SYRI.net. Një bisedë telefonike mes zëdhënësit të Presidencës, Tedi Blushit dhe një zyrtari të ambasadës italiane, emri i të cilit nuk bëhet i ditur, është nën verifikim nga prokuroria shqiptare. Lapsi.al mësoi se Presidenca iu drejtua me një kërkesë organit të akuzës, me pretendimin se zyrtarit të institucionit iu bë një kërcënim i drejtpërdrejtë për shkak të detyrës.

Telefonata në celularin e zëdhënësit të presidentit mbërriti pak minuta pas një statusi në Facebook të këtij të fundit, gjatë paradites, ku mes të tjerave shkruhej

 “Garantët e veprimeve të paligjshme dhe mafioze të Dvoranit e kanë marrë mbrëmë përgjigjen zyrtare në një bisedë zyrtare tepër të përgjegjshme të Kryetarit të Shtetit. Tymi i Venecias që hodhi me porosi të Ramës, Ambasadori në ikje i Agaçit pak ditë më parë, është turpi më i fundit i grupit të strukturuar diplomatik në Tiranë, bashkëfajtor për dhunimin sistematik të Reformës në Drejtesi dhe me qëllim kapjen e saj të plotë nga Regjimi monist i Edi Ramës”.

Në fjalinë e dytë të mesazhit të Tedi Blushit, që u shpërnda në të gjitha mediat, nuk përmendet emri i atij që konsiderohet “ambasadori në ikje i Agaçit”. Ky i fundit është Sekretari i Përgjithshëm i kryeministrisë dhe është akuzuar shpesh nga opozita se kryen punët e pista të kryeministrit, ndërsa, pak ditë më parë ishte ambasadori italian, Alberto Cutillo që propozoi zgjidhjen e konfliktit për anëtarët e Gjykatës Kushtetuese në Komisionin e Venecias.

Pak minuta pasi mesazhi i Blushit në Facebook u raportua nga mediat, ai mori një telefonatë në celularin e tij. Burime nga prokuroria thanë se fillimisht Blushi foli me një zyrtar të ambasadës italiane dhe me nje shqiptar, që iu prezantua si një zyrtar i lartë shtetëror. Të dy u prezantuan pjesërisht, pra vetëm me emrat e tyre dhe njëri pas tjetrit i kërkuan zëdhënësit të Presidencës të fshinte statusin në profilin e tij në Facebook.

“Hiq postimin nga Facebook” i janë drejtuar Blushit nga ana tjetër e telefonit, duke i dhënë afat për t’u bindur brenda 30 minutash.

Presidenca iu drejtua prokurorisë për verifikimin e telefonatës me pretendimin se përmbante mesazhe kërcënuese, të cilat duheshin verifikuar dhe nëse ka elementë të veprës penale, nisjen e një hetimi.

Duke qenë se mbetet për t’u verifikuar ligjërisht vërtetësia e telefonatës, Presidenca kërkoi nga një grup hetimor identifikimin e personave që biseduan me Blushin dhe arsyet e kërkesës së tyre.

Një burim tha për Lapsi.al se për përmbajtjen e bisedës me zëdhënësin e Presidencës janë vënë në dijeni edhe institucione të tjera shtetërore.

Modifikuar më Premte, 22 November 2019 14:16
Login to post comments

Lajmet e fundit

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Politikë

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Nga Ilda Zhulali: Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%! Ndërsa planin e gjobave të tjera, në masën 188%! Sa më pak vende parkimi...