Sot zgjidhen 8 prokurorët e SPAK, Rama i sfidon me reformë paralele

Hënë, 25 November 2019 09:16

Reforma në Drejtësi do të njohë sot një prej momenteve më të rëndësishme, pasi Këshilli i Lartë i Prokurorisë do të ngrejë strukturën e posaçme antikorrupsion, e njohur si SPAK.

Me emërimin e prokurorëve, KLP bëri të ditur se do të hapë edhe garën për drejtues të kësaj Prokurorie.

“Do bëhet miratimi i projektakteve për emërimin e 8 (tetë) prokurorëve në Prokurorinë e Posaçme: Altin Dumani, Arben Kraja, Behar Dibra, Edvin Kondilli, Elida Celami (Kaçkini), Ened Nakuçi, Enkeleda Millonai dhe Klodian Braho. Shpallja e garës për pozicionin e drejtuesit të Prokurorisë së Posaçme. Miratimin e metodologjisë për vlerësimin e kandidatëve për drejtues të Prokurorisë së Posaçme”, njoftoi KLP-ja. Struktura e Posaçme Antikorrupsion është struktura e posaçme që do të hetojë dhe çojë në gjykatë dosjet e korrupsionit dhe krimit të organizuar.

Me ngritjen e SPAK-ut do të shkrihet Gjykata për Krime të Rënda, kompetencat e së cilës do t’u kalojnë gjykatave në rrethe. SPAK dhe Byroja Kombëtare e Hetimit do të jenë struktura të specializuara për hetimin e korrupsionit dhe ligji parashikon se BKH-ja do të jetë në varësi të SPAK-ut, por gjithashtu edhe një njësi që kryen hetime të pavarura.

Por pikërisht në këtë ditë, kryeministri Edi Rama do propozojë një reformë paralele me Reformën në Drejtësi.

Dje, Kryeministri Rama paralajmëroi se këtë të hënë do të paraqesë platformën kundër atyre që ai i ka quajtur si pjesëtarët e grupit kriminal KÇK (Kap Çfarë të Kapësh).  Në mes të Reformës në Drejtësi, ku pritet që shumë shpjet të ngrihen disa nga institucionet kyçe, si SPAK, BKH apo edhe Gjykata Kushtetuese, kryeministri shkruan se kjo paketë do të jetë një mekanizëm i ri shtesë në luftën kundër krimit dhe korrupsionit. Përmes një postimi në rrjetet sociale, ai thekson se kjo nismë e re ligjore është bërë me ndihmën e partnerëve ndërkombëtarë, të njëjtët, sipas tij, që asistuan në bërjen e Reformës në Drejtësi dhe që kohët e fundit janë vënë në qendër të kritikave nga disa aktorë brenda vendit, që sipas Kryeministrit janë të çmendur.

Login to post comments

Lajmet e fundit

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Politikë

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Nga Ilda Zhulali: Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%! Ndërsa planin e gjobave të tjera, në masën 188%! Sa më pak vende parkimi...