Valë e re spastrimi etnik në Luginën e Preshevës, Berisha me liderët shqiptarë e denoncojnë fuqishëm

Hënë, 25 November 2019 12:08

Ish-Kryeministri Sali Berisha ka pasur një takim me përfaqësues të shqiptarëve nga Lugina e Preshevës, të cilët e kanë informuar për një spastrim të ri etnik që po ndodh në vendbanimet e tyre me metoda të reja.

Berisha bëri të ditur përmes një mesazhi në Fb se në takim dënoi me ashpërsinë më të madhe këtë politikë, që nisi të zbatohet me shpejtësi pasi Zografi Bis, Miladini shqipfolës dhe Baton Stanishiqi nisën punën me padronin e tyre serbomadhin Vuçiç për ndarjen e Kosovës midis Serbisë dhe Shqipërisë.

Po ashtu, ish-kryeministri i Shqiërisë theksoi se ra dakord me miqtë nga Lugina që ky akt të denoncohej me forcë në të gjitha qarqet diplomatike dhe organizmat ndërkombëtarë, duke filluar nga OKB. Më poshtë, mesazhi i plotë i Berishës.

 

"Takim me përfaqësues të shqiptarëve të Luginës së Preshevës!

 Nga Sali Berisha.

Miq, prita në takim zotërinjtë Muharrem Salihu, kryetar dege i APN, Alternativa për Ndryshim, Medvegjë dhe këshilltar komunal në këtë komunë; Armend Aliu, zv Kryetar i APN dhe zv/kryetar i Komunës së Preshevës; Arber Pajaziti, Kryetar i APN në Bujanoc.

Ata më informuan me zbatimin e politikës së spastrimit intensiv dhe masiv etnik nga autoritetet serbe, të shqiptarëve, kryesisht në komunat e Medvegjës dhe Bujanocit duke përdorur për këtë qëllim të mirëfilltë racist antishqiptar, listat e zgjedhësve dhe metoda të tjera që nuk janë përdorur ndonjëherë më parë.

Kështu, në zbatim të kësaj politike, të gjithë ata që nuk gjenden në shtëpi në momentin e verifikimit, atyre iu hiqet emri nga lista e votimit dhe çrregjistrohen nga vendbanimi ku ata jetojnë prej dekadash dhe shekujsh.

Por për t’u shpallur i paqenë në fshatin/qytetin ku jeton, nga Beogradi, mjafton që postieri kur sjell postën dhe nuk gjen njeri në atë moment në shtëpi njofton regjimin serb dhe shqiptari që nuk u gjend në atë moment në banesën e tij, çregjistrohet menjëherë nga vendbanimi i tij.

Të njëjtin fat pësojnë edhe ata banorë shqiptarë të komunave të Luginës së Preshevës, që udhëtojnë për në Kosovë.
Pasi ata kalojnë kufirin me dokumente të rregullta për të shkuar në Prishtinë, Policia serbe njofton gjendjen civile dhe iu hiqet gjendja civile nga komuna ku ata kanë jetuar deri tre orë më parë.

Duke ndjekur këtë praktikë antishqiptare albanofobe të serbomadhit Vuçiç, vetëm nga Medvegja këto vitet e fundit iu kanë hequr mbi 5000 shqiptarëve të drejtën e vendbanimit të tyre me qëllim spastrimin etnik të komunës nga shqiptarët.

Për të parë nga afër dhe inkurajuar direkt këtë valë të egër të spastrimit etnik të shqiptarëve, në një hark kohor të shkurtër vet presidenti i Serbisë dhe serbomadhisë Vuçiç ka vizituar dy herë Medvegjën.

Po kështu nga Bujanoci janë çregjistruar nga autoritetet serbe, 800 banorë shqiptarë me qëllim ndryshimin e shpejtë të reparteve nderëtnike në këtë komunë me shumicë shqiptare.

Kjo politike që drejtohet direkt nga Vuçiç nuk ka ekzistuar as në kohën e Millosheviçit, theksoi zoti Muharrem.

Në takim dënova me ashpërsinë më të madhe këtë politikë që nisi të zbatohet me shpejtësi pasi Zografi Bis, Miladini shqipfolës dhe Baton Stanishiqi nisën punën me padronin e tyre serbomadhin Vuçiç për ndarjen e Kosovës midis Serbisë dhe Shqipërisë.

Gjithashtu në takim ramë dakort që përfaqësuesit e Luginës së Preshevës të denoncojnë - këtë valë të egër të spastrimit etnik të shqiptarëve nga Lugina e Preshevës nga qeveria Vuçiç, - në OKB, Kongresin e SHBA, Parlamentin Europian, Këshillin e Europës, OSBE si dhe pranë qeverive dhe parlamenteve të vendeve të mëdha perëndimore."

Login to post comments

Lajmet e fundit

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Politikë

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Nga Ilda Zhulali: Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%! Ndërsa planin e gjobave të tjera, në masën 188%! Sa më pak vende parkimi...