Meta: Partitë dështuan. Mjaft u tallën me shqiptarët. Do hapim një epokë të re

Hënë, 25 November 2019 19:17

Presidenti Ilir Meta ka përsëritur thirrjen ndaj shqiptarëve, që të dalin në shesh për të rikthyer të drejtën kushtetuese për referendum. Meta tha se ka vendosur të zbresë në shesh dhe nuk do të ikë prej aty, derisa qytetarëve t’iu kthehet e drejta për referendum, që sipas Kreut të Shtetit, i është bllokuar qëllimisht nga politika.

“Po kthehem aty ku është kryefjala, deri në ndarjen e Shqipërisë nga epoka e tradhtimit të demokracisë nga kjo klasë politike dhe hapjen e një epoke të re, atë të një demokracie të drejtpërdrejtë, që ushtrohet përmes referendumit. Populli shqiptar me Kushtetutën që ka zgjedhur vetë me referendum, ka vendosur referendumin: 1. Përmes 50 mijë shtetasve, populli ka të drejtën e referendumit. 2. Kuvendi, me propozimin e Këshillit të Ministrave, mund të vendosë që një çështje të shtrohet në referendum.

Në 21 vite nuk kemi asnjë referendum, sepse politika e ka bllokuar qëllimisht. Ndaj dhe unë, si President i Republikës kam vendosur pas përpjekjeve për dialog me opozitën, qeverinë, Kuvendin, të zbresë në shesh dhe nuk do të iki nga sheshi, derisa t’i kthejmë popullit shqiptar të drejtën e referendumit, të detyrojmë Parlamentin për të zbatuar këtë të drejtë kushtetuese. Shqiptarët janë të pa shpresë. E vetmja rrugë për një të ardhme më të mirë është të filloni të ushtroni demokracinë direkte, përndryshe pas disa viteve këtu nuk do të ketë më shqiptarë”, tha Meta.

Lajmet e fundit

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

Politikë

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

  “Përshkallëzohet drama në portin e Durrësit. Detaje të reja mbi kompaninë fiktive kroate dhe lidhje të mundshme kriminale”. Me këtë titull e përditshmja gjermane “Focus Online” i ka kushtuar vëmendje...

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...