Tërmeti/ Basha niset drejt Durrësit: Në kontakt me banorët që kanë nevojë për strehim

E Enjte, 28 November 2019 14:24

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha është nisur këto momente drejt qytetit të Durrësit ku do ndjekë nga afër situatën e rëndë që po kalojnë qytetarët e këtij qarkut pas tërmetit shkatërrimtar, i cili la pas dhjetëra persona të vdekur dhe qindra të tjerë të plagosur. Lajmi konfirmohet nga zyra e shtypit të PD, e cila jep detaje për zonat se ku do jetë kreuu i selisë blu.

“Basha eshte nisur ne Durres per te qene ne kontakt me banoret qe kane nevoje per strehim dhe ushqim, si dhe per t’u interesuar nga afer per operacionin e kerkimit ne 3 pikat me te goditura ne Durres. Fillimisht, zoti Basha do te jete edhe tek Spitali i Durresit, ku po kryhet procesi i verifikimit te sigurise se godines”-thuhet në njoftimin e PD-së.

Login to post comments