VIDEO/ Një flamur gjigant në selinë e PD si simbol i bashkimit pas tragjedisë

E Enjte, 28 November 2019 14:30

Në selinë e Partisë Demokratike është shpalosur një flamur i madh kombëtar në respekt të 107 vjetorit të Pavarësisë.

Flamuri, 6 metra i gjatë dhe 6 i gjerë, është vendosur krah logos së Partisë Demokratike dhe zë një pjesë të konsiderueshme të fasadës ballore të godinës së partisë kryesore opozitare

Pas tragjedisë nga tërmeti shkatërrues, Kryetari i saj, Lulzim Basha, anuloi ceremonitë e sotme, si dhe një vizitë në Athinë, ku kishte planifikuar ta kalonte Ditën e Flamurit me shqiptarët që jetojnë dhe punojnë në Greqi.

Flamuri gjigant u vendos në selinë e PD për të simbolizuar bashkimin e popullit përtej ndasive politike, kur kombi është në ditë të vështirë.

Login to post comments