Lubonja: Rama të ndëshkohet dhe jo t’i lihet në dorë menaxhimi i katrahurës

Hënë, 02 December 2019 13:08

Analisti Fatos Lubonja mendon se pas tërmeti fatal i 26 nëntorit do kishte më pak kosto nëse në krye të vendit nuk do kishim pasur njerëz si Edi Rama.

“Ndërkohë që gjatë dymbëdhjetë vjetëve kryetar bashkie nuk la fushë futbolli e basketbolli pa e kthyer në shesh ndërtimi të pallateve monstra, shkon në spitale te fëmijët e plagosur të mbetur pa prindër e pa shtëpi dhe luan teatër me ta, duke u dhuruar topa basketbolli e duke u premtuar se do t’u sjellë fanellat e Ronaldos dhe Donarumës të firmosura prej tyre (sepse i ka miq të afërt). Çmenduri! Por në këtë çmenduri nuk harron që të dëgjojnë të gjithë, që të mos shikojnë televizor dhe të mos hyjnë në “Facebook”, sepse atje (nënkuptohet) mund të dalin armiqtë që flasin për përgjegjësitë e tij. Të mjerët fëmijë! Kur t’i shohin këto filmime të rritur, do ta kuptojnë se kë kanë takuar në ditën e tragjedisë së tyre më të madhe.

Ajo që na ndodhi me këtë tërmet tragjik: vdekja e 51 personave, shembja apo kthimi në të pabanueshme i qindra, mos mijëra ndërtesave, trauma psikike e një populli të tërë, kostot që do të na duhet të paguajmë në të ardhmen, do të kishin qenë shumë herë më të vogla, ndoshta edhe të papërfillshme, sikur të mos kishim pasur në krye njerëz si Edi Rama me shokë, që kanë inkurajuar me veset e tyre pjesën më të keqe të njeriut shqiptar e që ia kanë dhënë në dorë fatet tona e të natyrës që kemi trashëguar nga paraardhësit pjesës më të mbrapshtë të shoqërisë. Edi Rama, në 12 vjet kryetar bashkie, nuk bëri një plan urbanistik, i cili përcakton, përveç të tjerave, edhe lartësitë e ndërtesave sipas zonave sizmike dhe gjeologjike. Ai shkatërroi çdo institucion shtetëror që kontrollon mënyrën e ndërtimit, duke ua lënë në dorë gjithçka oligarkëve të tij sipas parimit “një pallat, një votë”. Ai bëri gjithçka që të kontrollojë mediat, gazetarët dhe specialistët që duhet të informonin njerëzit edhe për rreziqet që paraqisnin këto lloj ndërtimesh,” shkruan Lubonja për gazetën Panorama.

Sipas tij, Rama duhet të ndëshkohet dhe jo t’i lihet menaxhimi i kësaj katrahure.

“Janë këto përgjegjësi morale dhe ligjore që e kanë panikuar Edi Ramën e që ai kërkon t’i verë në heshtje me çdo mjet, deri edhe me kërcënime mbylljeje të portaleve apo edhe me arrestime. E pra, të mos flasësh për përgjegjësi në këto ditë, është sikur të rrish të qash të vrarin në shtëpi pa kërkuar të dish se cili është vrasësi dhe nëse u kap apo jo. Është sigurt se në këtë rast ai do kryejë vrasje të tjera.

Thënë të gjitha këto për këtë njeri që meriton të ndëshkohet dhe jo t’i lihet në dorë menaxhimi i katrahurës së shkaktuar nga ky tërmet – nëse duam që të ngrihemi mbi të dhe jo të zhytemi edhe më – ngulmoj se vrasësi duhet kërkuar jo thjesht te ky njeri, por te një sistem dhe një kulturë që ka pjellë njerëz të tillë. Shtjellimin se çfarë kam parasysh me këtë po ia le shkrimit mbi reflektimet që më ngjalli shprehja e Ramës “pabesi e natyrës”,” shkruan ai.

Login to post comments

Lajmet e fundit

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Politikë

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Nga Ilda Zhulali: Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%! Ndërsa planin e gjobave të tjera, në masën 188%! Sa më pak vende parkimi...