FOTO KRAHASUESE/ Durrësi '95 vs Durrësi 2015, Malltezi: Artan Lame miratoi dhe legalizoi masakrën urbane

Hënë, 02 December 2019 16:56

51 të vdekur, mbi 900 të plagosur dhe mijëra godina të shembura dhe të pabanueshme. Ky është bilanci i tërmetit të 26 nëntorit.

Por sot, kur njerëzit, kryesisht ata më të prekurit nga lëkundjet, presin që përgjegjësitë e batërdisë me ndërtime, kryesisht në Durrës, të dilnin para drejtësisë, autorët e këtij krimi po dalin çdo orë nëpër televizione për të treguar “dhembshurinë” dhe gatishmërinë  e tyre në kalimin e kësaj tragjedie.

Anëtari i Kryesisë së PD, Jamarbër Malltezi, përmes një postimi në Facebook sulmon drejtorin e Kadastrës, Artan Lame, si njeriun që miratoi  masakrën urbane dhe më pas i legalizoi ato

“20 vjet diferencë. Zoti Lam ka qenë sekretar i KRTRRSH që miratoi këtë masakër urbane dhe po zoti Lam është drejtori që legalizoi baterdinë e vet. Foto nga Shkëmbi i Kavajës”, shkruan Malltezi në Facebook duke publikuar edhe një foto krahasuese, si ka qenë zona në vitin 1995 dhe si u bë në vitin 2015.

Image

Login to post comments