Presidenti pranë njerëzve, Rilindjes i mbeti Spiropali

Hënë, 02 December 2019 18:29

Tragjedia e ndodhur e 26 nentorit de fakto ishte e paralajmëruar. Ishte presidenti I Republikës Ilir Meta I cili bazuar ne deklaratat e specialistit, sizmiologut greke paralajmëroi institucionet të ishin vigjilente. Kreu I Shtetit nuk bërë as më pak dhe as më shumë vec detyrën e një shtetari të ndershëm dhe të përgjegjshëm ndaj qytetarëve të vet duke iu kërkuar institucioneve përgjegjëse të gjendeshin në gatishmëri. Pavarësisht kësaj, ajo cfarë ndodhi dhe pamë që ne momentet e para të tragjedisë ishte fakti që institucionet e mbushura me militant të Rilindjes ishin inekzistente dhe nuk arritën të jenë në lartësin e detyrës. Madje për fat të keq edhe ato pak profesionistë që janë në sistem u gjendën të shtangur për faktin sepse nuk kanë mjetet e duhura për të marrë pjesë në operacionet e kërkim shpëtimit. Madje dhe për një qen na u desh ardhja e vëllezërve nga Koosva.

Por edhe kur kanë kaluar 6 ditë nga tragjedia ndryshe nga kryeministri klloun, I cili mbeti duke bërë spektakle në media,Presidenti I Republikës Ilir Meta vazhdon të jetë pranë njerëzve. Kujtojmë faktin që Presidenti prej korrikut ka qenë I bashkuar njësh me shqetësimin qytetar, ndryshe nga kreu I organizatës Rilindje Edi Rama dhe ushtrisë së tij të cilët iu sulën kreut të Shtetit. Njëri prej kasnecëve ishte dhe Elisa Spiropali teksa ironizonte presidentin për deklaratën e bërë. Sot kur gjëma ka ndodhur të gjithë rilindasit kanë mbetur të shtangur, madje nuk I dalin zot asnjë halli qytetar, dhe Presidenti Ilir Meta vazhdon që nga orët e para të mëngjesit të 26 nëntorit të jetë pranë njerëzve të kapluar nga halli, të cilët gjenden mes katër rrugëve nga papërgjegjshmëria e qeverisë dhe keqmenaxhimi I situsatës.

Modifikuar më E mërkurë, 04 December 2019 08:34
Login to post comments

Lajmet e fundit

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Sport

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Shqipëria u kualifikua për herë të dytë në historinë e saj, në një kampionat Europian.   Kuqezinjtë i mbyllën kualifikueset në vendin e parë, duke lënë pas kombëtare të forta si Çekia...

Mbrëmje e madhe në Champions/ Bayern-Arsenal dhe City-Real, gjithçka e hapur për në gjysmëfinale

Sport

Mbrëmje e madhe në Champions/ Bayern-Arsenal dhe City-Real, gjithçka e hapur për në gjysmëfinale

Sonte në mbrëmje do të mësohen dy “biletat” e tjera gjysmëfinale të Champions-it.   Në orën 21:00 do të luhen Manchester City-Real Madrid dhe Bayern Munchen-Arsenal. Manchester City duket disi më favorit pas...

Nderimi i Patti Smith-it për Dua Lipën

Show-biz

Nderimi i Patti Smith-it për Dua Lipën

Tre vjet pas pasi filloi të publikohet lista me 100 pionierët revolucionar të revistës TIME në fusha të ndryshme të jetës, Dua Lipa zbukuron kopertinën e saj të re si një nga njerëzit më...