Tërmeti nxori në pah korrupsionin e Ramës

Hënë, 02 December 2019 17:41

Tërmeti i 26 nëntorit vetëm sa e nxori në pah korrupsionin e Ramës dhe kryebashkiakëve të tij të rilindjes për mënyrën e dhënies së lejeve të ndërtimit dhe cilësinë e përdorur në to.
Ky tërmet, fatkeqësisht me 51 viktima, zbuloi se dhjetëra banesa që u rrëzuan nga tërmeti, kishin një cilësi shumë të dobët ndërtimi, por pavarësisht kësaj, ishin cilësuar si të “sigurta” nga grupet shtetërore të vlerësimit.
Jo pak herë, Rama është shigjetuar për korrupsionin galopant në dhënien e lejeve të ndërtimit. Ramës i interesonte vetëm përqindja, 20%, ka qenë shuma e cila flitej jo vetëm korridoreve të Bashkisë së Tiranës, por edhe në media u denoncua nga ndërtues.
Ky tërmet i zbuloi të palarat këtij njeriu. Intervista në emisione të mediave të drejtuesve të rilindur të instituteve të ndërtimit të Ramës na tregoi lulëzimin e një fenomeni ne vend, atë të inspektimit të godinave nga inxhinierë privatë që punësoheshin dhe paguheshin prej ndërtuesve, dhe kjo i nxiste që t`i deklaronin banesat të sigurta, edhe kur ato nuk ishin të tilla.
Shteti “serioz” që pretendon Rama në këtë rast vetëm rrinte në zyra dhe merrte “thërrimet” që mbeteshin nga torta e e madhe që i dërgohej sulltan Ramës.

Modifikuar më Hënë, 02 December 2019 21:31
Login to post comments