Në studion e ‘Abc-ja e mëngjesit’ me Enkel Demin, Raul Gonzales, drejtuesi i Zyrës së OBSH-së në Shqipëri u pyet për deklaratën e Kryeministrit i cili u tha banorëve se ‘nuk ka bërë vaki noj herë që të goditurit nga tërmeti të strehohen në hotele me 5 yje’.
‘Nuk e kam dëgjuar, por po ta kisha parë do thosha çfarë formimi ka ky njeri?’, tha Gonzales.
Enkel Demi e informoi se këtë shprehje e ka thënë kryeministri… ‘Do thoja është e papërshtatshme’, shton Gonzales.