Basha takon të dëmtuarit nga tërmeti në Durrës që janë strehuar nga banorët e Unazës së Re

E mërkurë, 04 December 2019 10:58

Kryetari i PD, Lulzim Basha, ka vizituar 120 banorët e dëmtuar nga tërmeti në Durrës, që janë strehuar nga banorët e Unazës së Re në Tiranë tek Astiri. Basha ka përshëndetur të parët, dy fëmijë të vegjël që shihnin filma vizatimorë dhe i thanë “Peshkaqeni po dashurohet me sirenën…”.

Situata u përcoll me gaz dhe tregoi se fëmijët po i riktheheshin normalitetit falë kushteve që iu ishin afruar me buraji nga familjet që vetë rrezikohen të dëbohen nga zona.

Pak më tej Basha ka folur me një zonjë të moshuar, që ishte shtrirë në krevat dhe e falenderoi për të gjithë mbështetjen që i kishte dhënë, me një mendje të kthjellët:

“Ne kemi ndërtuar këtë vend, kam punuar në Kombinat që 15 vjeçe; ne kemi punuar fushave e arave me punë vullnetare. Ndaj punoni mirë dhe kujdesuni, që rinia të mos ikë nga ky vend, të mos largohet”.

Më tej Basha takoi një familje dibrane me fëmijë të vegjël, që ishte harruar nga bashkia dhe për ta nuk ishte treguar asnjë kujdes. Basha foli me ta.\

3 93 9

Login to post comments

Lajmet e fundit

Paditet kryebashkiaku i Nju Jorkut/ Hetimi federal dhe dyshimet për financimin e fushatës

Globi

Paditet kryebashkiaku i Nju Jorkut/ Hetimi federal dhe dyshimet për financimin e fushatës

    Kryebashkiaku i Nju Jorkut, Eric Adams është paditur për të paktën një akuzë penale dhe është vënë nën hetim federal. Adams do t'i dorëzohet autoriteteve në fillim të javës së ardhshme...

Kraja: Degradim i shtetit ligjor! Korrupsioni i Ramës dihet nga ndërkombëtarët, por ata shpeshherë e mbyllin një sy

Politikë

Kraja: Degradim i shtetit ligjor! Korrupsioni i Ramës dihet nga ndërkombëtarët, por ata shpeshherë e mbyllin një sy

    I ftuar në edicionin e pasdites në SYRI TV me moderatorin Edvin Parruca për të folur për shpërqëndrimin që po i bën Rama shqiptarëve me 'Shtetin Bektashi', mes skandaleve që...

Xhuljan Guçe: Qytetarët e Korçës nuk pranojnë më premtime “pe leshi”

Politikë

Xhuljan Guçe: Qytetarët e Korçës nuk pranojnë më premtime “pe leshi”

Nga Xhuljan Guçe: Në një deklaratë të fundit, drejtuesi i Partisë Socialiste në Korçë, z. Niko Peleshi, njoftoi se partia e tij synon të sigurojë 6 mandate në këtë qark, duke...