Edi Rama kthehet duarbosh nga Londra, shpresojmë tek një konferencë donacionesh për Shqipërinë

E mërkurë, 04 December 2019 15:27

Kryeministri Edi Rama ka folur për mediat, pas Samitit të NATO-s, ku fatkeqësisht duket se nuk ka marrë mbështetje konkrete për ndihma në drejtim të Shqipërisë, pas tërmetit të 26 Nëntorit, i cili la pas 51 viktima, qindra të plagosur dhe mijëra persona të pastrehë.

Rama është larguar para kohe nga Saimiti, pasi nesër do të jetë në Tiranë, për mbledhjen e qeverisë në mëngjes, dhe më pas për seancën plenare.

“Për mua ky ishte objektivi kryesor i gjithë këtij samiti dhe u ndjeva i inkurajuar nga fakti që të gjithë ishin jo vetëm në dijeni por edhe të intresuar të dinin më shumë.

Bëra bisedë të gjatë me presidentin e Francës, kancelaren, kryeministrin e Hollandës dhe një sërë liderësh të tjerë, kryeministrja e Danimarkës ka qenë jashtëzakonisht e përfshire dhe e interesuar, kryeministri Conte, e po keshtu kryeminitri  i Kanadasë, Erdogan, me presidentin Trump kemi folur, qëllimi është të organizojmë një konference të madhe donatorësh. Reagimet e para kanë pozitive por do punojmë intensivisht”, tha Rama për mediat shqiptare në Londër.

 

Ndërkohë që i pyetur në lidhur me integrimin, Rama tha se vendi do të bëjë të njëjtat Reforma, si ti ishin çelur negociatat.

“Fokusi ka qenë në këtë temë, natyrisht që ka pasur edhe elementë të tjerë në bisedë për ecurinë e procesit të brendshëm në BE, lidhur me si do shkojë procesi i  diskutimit mbi dokumentin e paraqitur nga Franca për ndryshim të metodologjisë, por kam qenë i fokusuar tek kjo cështje, por vendi do vazhdojë të bëjë të njëjtat gjëra edhe sikur të ishin hapur negociatat.

Përtej dallimeve e kundërshtive në procesin e negociatave Evropa është e bashkuar në mbështetje të shqiptarëve. Ju kemi vënë në dispozicion dokumente, infiornacioni në Bruksel ka arritur, se kemi parë shumë ndihmë”, deklaroi Rama.

Login to post comments

Lajmet e fundit

Paditet kryebashkiaku i Nju Jorkut/ Hetimi federal dhe dyshimet për financimin e fushatës

Globi

Paditet kryebashkiaku i Nju Jorkut/ Hetimi federal dhe dyshimet për financimin e fushatës

    Kryebashkiaku i Nju Jorkut, Eric Adams është paditur për të paktën një akuzë penale dhe është vënë nën hetim federal. Adams do t'i dorëzohet autoriteteve në fillim të javës së ardhshme...

Kraja: Degradim i shtetit ligjor! Korrupsioni i Ramës dihet nga ndërkombëtarët, por ata shpeshherë e mbyllin një sy

Politikë

Kraja: Degradim i shtetit ligjor! Korrupsioni i Ramës dihet nga ndërkombëtarët, por ata shpeshherë e mbyllin një sy

    I ftuar në edicionin e pasdites në SYRI TV me moderatorin Edvin Parruca për të folur për shpërqëndrimin që po i bën Rama shqiptarëve me 'Shtetin Bektashi', mes skandaleve që...

Xhuljan Guçe: Qytetarët e Korçës nuk pranojnë më premtime “pe leshi”

Politikë

Xhuljan Guçe: Qytetarët e Korçës nuk pranojnë më premtime “pe leshi”

Nga Xhuljan Guçe: Në një deklaratë të fundit, drejtuesi i Partisë Socialiste në Korçë, z. Niko Peleshi, njoftoi se partia e tij synon të sigurojë 6 mandate në këtë qark, duke...