Berisha për SYRI.net: Vdekjet në Thumanë ishin vrasje shtetërore, ja pse duhet hetim ndërkombëtar

Diel, 08 December 2019 12:57

Ish-kryeministri Sali Berisha në një intervistë të shkurtër për SYRI.net, ka treguar se pse ka akuzuar qeverinë për vdekjet në Thumanë dhe Durrës, të ndodhura pas tërmetit të 26 nëntorit.

Sipas ish-kryeministrit, pas tërmetit të 21 shtatorit, qeveria e Edi Ramës nuk kishte marrë asnjë masë për familjet që ndodheshin në pallatet e shembura.

‘Kjo quhet neglizhence kriminale me pasoja vrasjen dhe kur kjo neglizhencë tregohet nga autoritetet shtetërore atëherë vrasja në këtë rast është shtetërore e paqëllimtë’, tha për SYRI.net, ish-kryeministri Sali Berisha.

SYRI.net: Ka shumë pikëpyetje për atë që ka ndodhur në Thumane pas tërmetit të 21 shtatorit e deri më 26 nëntor kur erdhi edhe goditja tragjike. Ju i quani vdekjet, vrasje shtetërore. Përse e bëni këtë akuzë?

 

Sali Berisha: Jam dakord se për këtë fatkeqësi të rëndë natyrore kombëtare ka pikëpyetje të mëdha, të cilat kulmojnë në tragjedinë e Thumanës, si një tragjedi plotësisht  e paralajmëruar, por pikëpyetje të mëdha dhe të shumëllojta ka dhe për Durrësin, Laçin dhe zona të tjera.

Tani le të kthehemi tek Thumana.

Tërmeti i 26 nëntorit, ndonëse sigurisht ishte i papritur, i befasishëm për orën dhe ditën, por jo aq për ngjarjen. Me 21 shtator një tërmet 5.4 shkallë Richter goditi këtë zonë, dëmtoi 1528 ndërtesa, rrafshoi 5 shtëpi, dëmtoi ndjeshëm 160 pallate. Se sa i tundi dhe shkundi tërmeti i 21 shtatorit Edvin Mafinë dhe narkoqeverinë e tij, tragjikisht doli qartë në dritë në mëngjesin e datës 26 nëntor kur ekipet e shpëtim-kërkimit nuk kishin përveç lopatave as dorashka dhe asnjë mjet tjetër pune, apo shkuan vetëm pas 7- 8 orësh në pikën kulmore të tragjedisë në Durrës në Vilën e familjes Lala.

Por ky ishte vetëm njeri aspekt i papërgjegjshmërisë së madhe të narkoshtetit ndaj Fatkeqësisë Natyrore të rëndë të 26 nëntorit.

Aspekti tjetër është shumë më i rëndë.

Pallatet e Thumanës të viteve ’70-të të (shekullit të kaluar) që morën 22 jete, sipas banorëve në media pësuan dëmtime serioze madje thuhet se ata vetë kërkuan që shpallen të pabanueshme për shkak të dëmtimeve. Por asnjeri nuk mori asnjë masë për ti larguar ata forcërisht nga vendi i rrezikshëm për jetën e tyre në një vend strehim të sigurtë dmth pa dëmtime evidente nga tërmeti i 21 shtatorit.

Kjo quhet neglizhence kriminale me pasoja vrasjen dhe kur kjo neglizhencë tregohet nga autoritetet shtetërore atëherë vrasja në këtë rast është shtetërore e paqëllimtë.

Ajo që akuzon përsëri narkoshtetin në këtë aferë është edhe emërimi nga Edvin Mafia i Çuçit të familjes jashtë çdo merite përveç konfidencialitetit familjar, i cili nisi puneë duke prishur menjëherë pallatet e kasaphanës njerëzore në Thumane dhe një tjetër në Durrës nën hetim, për të fshehur në rrënojat e tyre provat e krimit të shëmtuar të neglizhencës shtetërore.

SYRI.net: Ju keni kërkuar hetim ndërkombëtar për atë që ka ndodhur më 26 nëntor dhe më pas. Sipas jush, mafia nuk mund të hetojë veten. Pse e kërkoni këtë hetim dhe kush mund ta bëjë?

Sali Berisha: Lidhur me hetimin ndërkombëtar theksoj dhe një herë se qëndrimi kriminal ndaj pasojave potenciale të tërmetit të 22 shtatorit ka në bankën e akuzës narkoekzekutivin shqiptar. Mirëpo në një vend ku kreu i meduzës kontrollon të gjitha pushtetet është absurde dhe naive të pretendosh se ai dhe mafia e tij e drogës në pushtet do të hetojë veten e vet.  Në këto rrethana mendoj se vetëm një hetim i pavarur ndërkombëtar është rruga e vetme për të nxjerrë të gjitha përgjegjësitë për tragjedinë e paralajmëruar të 26 nëntorit të Thumanës dhe jo vetëm asaj.

 

© SYRI.net

Login to post comments

Lajmet e fundit

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

Politikë

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

  “Përshkallëzohet drama në portin e Durrësit. Detaje të reja mbi kompaninë fiktive kroate dhe lidhje të mundshme kriminale”. Me këtë titull e përditshmja gjermane “Focus Online” i ka kushtuar vëmendje...

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...