Nga Tritan Shehu
“Shty sa ta shtysh”, motoja hipokrite e Rames!
Me teatralitet Kryeministri perpiqet tu ofroje shqiptareve per kalimin e pasojave te termetit “qiejte”, por vetem ne 3D; ndersa me hipokrizi takon partnere apo te tjere per t’i bindur ata te na ndihmojne.
Mire ben qe i takon, por nderkaq nuk nderpret si domosdoshmeri apo si nje mesazh serioziteti ndaj qytetareve apo partnereve financimet abuzive qofte dhe te PPP-ve me skandaloze, per tja kaluar ato fonde perballimit te gjendjes, kur vetem per shendetesine me 2020 do te paguhen 40 M$ per ato.
Te aktrosh me shqiptaret e t’i kerkosh partnereve te te ndihmojne, kur vazhdon te keq perdoresh te ardhurat publike, eshte nje hipokrizi e dyfishte!
Shqiptareve u duhet thene e verteta, donacionet nga jashte do te jene vetem nje pjese ndihmese per cfare do te nevojitet nga buxheti yne ne kaperximin e katastrofes; kjo do te jete shume dhe e veshtire per ne, pra duhen mire shfrytezuar kapacitetet tona.
Prandaj per te siguruar edhe ate mbeshtetje te partnereve duhet t’i bindim ata se nuk do te abuzohet me fondet e tyre, gje qe nuk mund te behet duke vazhduar te abuzohet me buxhetin, sic po kembengul Kryeministri.
Praktika e ”Strucit” nuk funksionon me partneret, por dhe me shqiptaret nuk mund ”ta shtysh gjate” keshtu!