Kreu i qeverisë Edi Rama i ka bërë sërish ftesë kreut të opozitës së bashkuar, Lulzim Basha.
Ditët e fundit, kreu i PD-së Lulzim Basha ka bërë propozime të frytshme me qëllim që biznesi në Durrës të trajtohet me lehtësira për shkak të tërmetit.
Rama sot shkruan në Twitter, se një pjesë e ketyrë propozimeve janë njësoj si ato që janë hartuar nga komiteti i rindërtimit.
‘@lulzimbasha_al
një pjesë e sugjerimeve të publikuara lidhur me bizneset e dëmtuara në Durrës, përkojnë me propozimet e hartuara nga kryetari i Komitetit Kombëtar të Rindërtimit & Ministrja e Financave. Por vazhdoj të them se refuzimi i tryezës së përbashkët është gabim i madh’, shkruan Rama në Twitter.