Vasili - prindërve të nxënësve: Vërtet prisni garanci për shkollën nga Edi Rama?!

Tuesday, 10 December 2019 09:43

Petrit Vasili, nënkryetari i LSI, i është drejtuar prindërve të nxënësve të shkollës “Emin Duraku” në Tiranë, me një letër të hapur për shqetësimin e tyre të madh, lidhur me mosdhënien e garancisë për sigurinë e godinës pas tërmetit.

“Të dashur prindër të nxënësve të shkollës “Emin Duraku”, - shkruan Vasili. -  Vërtet prisni garanci për shkollën nga Edi Rama?! Po si mundet ta keni një iluzion të tillë?!

Edi Rama, me gjithë Ministren e tij të Arsimit, pas tërmetit të 21 shtatorit, dha garanci brenda 24 orësh për të gjitha shkollat në disa qarqe të vendit, pra për qindra e qindra shkolla, sigurisht pa bërë asgjë. Dhe ju prisni garanci nga ky i papërgjegjshëm?! 

Lexoni çfarë u thotë Edi Rama prindërve të shqetësuar, që me zemër të dridhur kërkojnë garanci për fëmijët e tyre, pasi shteti i Edi Ramës u ka dhënë dy verifikime kontradiktore: Një që shkolla është e papërdorshme dhe e pasigurt dhe një tjetër - që lejon të bëhet mësim!”

Login to post comments

Lajmet e fundit

“Metamorfoza” tek Onkologjiku, dalin përgjimet mes mjekëve

Politikë

“Metamorfoza” tek Onkologjiku, dalin përgjimet mes mjekëve

  Pacientët trajtoheshin jo si qenie njerëzore, por vetëm si burim parash për mjekët dhe specialistët tek Onkologjiku, në Qendrën Spitalore Universitare “Nënë Tereza”. Pas përgjimeve të publikuara në media, shihet sesi...

Furia Kuq e Zi në rrugët e Düsseldorf në prag të ndeshjes Shqipëri-Spanjë

Sport

Furia Kuq e Zi në rrugët e Düsseldorf në prag të ndeshjes Shqipëri-Spanjë

  Sonte në mbrëmje do të luhet akti i fundit i ndeshjeve në grupe mes kombëtares sonë dhe asaj iberike. Ndeshja Shqipëri-Spanjë e cila do të luhet në stadiumin e Dyseldorfit do...

Të gjithë sytë nga Dusseldorfi, Shqipëria ëndërron kualifikimin përballë Spanjës

Sport

Të gjithë sytë nga Dusseldorfi, Shqipëria ëndërron kualifikimin përballë Spanjës

  Mbrëmja e Dyseldorfit është një takim me historinë për Shqipërinë, që sot mund të kalojë kufijtë e vetvetes me një kualifikim të mundshëm për në fazën me eliminim direkt të...