Presidenti i Republikës Ilir Meta ka pritur në një takim ministrin e jashtëm të Italiaë, Luigi Di Maio.
Përmes një postimi në Facebook, kreu i shtetit shpreh falenderimet dhe mirënjohjen e tij për ndihmën që Italia ka dhënë pas tërmetit të 26 nëntorit.
Meta shton se, partneriteti strategjik mes Shqipërisë dhe Italisë dhe marrëdhëniet e shkëlqyera e tradicionale mes dy popujve tanë, meritojnë të forcohen më tej
“Kënaqësi të takoja sot Ministrin e Punëve të Jashtme dhe Bashkëpunimit Ndërkombëtar të Republikës Italiane, Sh.T.Z. Luigi Di Maio.
Shpreha falënderimet dhe mirënjohjen e thellë për ndihmën e menjëhershme të dhënë nga Italia mike në operacionet e kërkim-shpëtimit pas tërmetit të 26 nëntorit 2019 që goditi vendin tonë. Asistenca italiane për rindërtimin dhe rehabilitimin e zonave të prekura është e mirëpritur!
Partneriteti strategjik mes Shqipërisë dhe Italisë dhe marrëdhëniet e shkëlqyera e tradicionale mes dy popujve tanë, meritojnë të forcohen më tej, për një ardhme më të ndritur!”, shkruan Meta në postimin e tij.