E ngarkuara me punë e SHBA në Shqipëri, Leyla Moses Ones dhe ambasadori i BE Luigi Soreca janë takuar ditën e sotme me prokurorin e ri të përgjithshëm, Olsian Çela.
Përmes një postimi në Facebook, ambasada amerikane shkruan se, SHBA mbështet reformën në drejtësi dhe rolin e prokurorisë në luftën kundër korrupsionit.
“E Ngarkuara me Punë, a.i. Leyla Moses-Ones dhe Ambasadori i Bashkimit Europian Luigi Soreca u takuan sot me Prokurorin e Përgjithshëm të sapozgjedhur Olsian Çela. E Ngarkuara me Punë përsëriti sërish mbështetjen e Shteteve të Bashkuara për reformën në drejtësi dhe rolin e rëndësishëm që institucionet e prokurorisë luajnë në luftën kundër krimit ndëkrombëtar dhe korrupsionit”, shkruan ambasada amerikane në postimin e saj.
© SYRI.net