Presidenti Ilir Meta ka shprehur vlerësimin e tij më të lartë për ekipin e ekspertëve izraelitë, që ka ardhur për të ndihmuar Shqipërinë në përballimin e pasojave të tërmetit. “Ata jo vetëm na ndihmuan shumë, por edhe na mësuan shumë”, shkruan Meta në Fb.
“Kënaqësi e veçantë të bisedoja mbrëmë në Durrës me ekipin e mrekullueshëm izraelit, që ka bërë një punë të shkëlqyer gjithë këto ditë në ndihmë të institucioneve tona dhe komuniteteve të prekura rëndë nga pasojat e tërmetit tragjik, - nënvizon Presidenti. - Ata jo vetëm na ndihmuan shumë, por edhe na mësuan shumë! Falënderoj ambasadorin e Izraelit, Noah Gal Gendler për kontributin e çmuar që po jep në forcimin e mëtejshëm të marrëdhënieve tradicionalisht të shkëlqyera mes dy vendeve e popujve tanë.