12 dhjetor 1990, 29 vite më parë një grup intelektualësh e studentësh vendosën krijimin e Partise Demokratike, që u shpall në mitingun historik të mbasdites. Ata, studentët që i mbeshtetën dhe dhjetra mijëra qytetarë të Tiranes nuk ranë në grackën e Ramiz Alisë për një shoqatë të studentëve dhe intelektualëve të rinj. Ish-kryeministri Sali Berisha e ka sjellë sot në vëmendjen e të gjithë qytetarëve shqiptarë me anë të imazheve të paharrueshme të asaj kohe.
Ndërkohë, dje, Berisha publikoi një kronologji të plotë të zhvillimeve politike të etthshme të asaj kohe, tejet të mbarsura me tensione, por ku spikaste kudo energjia e çlirimit të gjithanshëm dhe e besimit tek e ardhmja.
"Partia Demokratike nga fillimi i saj! Një video për t'u ndjekur!" fton ish-kryeministri.