Tërmeti i Qershorit/ Rama u premtoi banesë, familja me 9 anëtarë në Vidohove jeton në çadër

Hënë, 16 December 2019 09:59

Ajo që i trembeshin më së shumti ndodhi. Dimri i gjeti pa çati mbi kokë shumë banorë të zonave të prekur nga tërmeti i 1 qershorit në qarkun e Korçës.

Një prej tyre është edhe familja Xhihani në Vidohovë të Devollit. 9 anëtarët e saj jetojnë në çadër në oborrin e shtëpisë së shkatërruar.

Kryefamiljari i moshuar me lot në sy thotë se premtimi ndaj tyre nuk u mbajt.

"Këto 6 muaj, asgjë për mua nuk është lidhur. Asnjëri nuk pyet se ku jam."

Jetesa në çadër thonë se ka qenë e vështirë prej fillimit, ndërsa tashmë është bërë gati e pamundur për shkak të temperaturave që në juglindje natën bien nën zero.

"Ku të fle unë 9 veta në një çadër, ne ngordhmë"

"-10 brenda në çadër"

Situata në të cilën kanë mbetur i ka bërë edhe dyshues për selektivitet në përzgjedhjen e radhës për rindërtimin apo rikonstruksionin e shtëpive.

"Atje kanë vënë dorë, mua nuk e di. Nuk e analizoj dot, unë as kam vrarë as kam prerë"

Me gjasë në çadër do të kalojnë edhe Vitin e Ri, por këtë herë për këtë familje nuk do të ketë Festë, ndryshe nga dy familje që këto ditë kanë marrë çelësat e shtëpisë së re, shkruan ora news.

"Le të vijnë festat, unë nuk i gëzoj dot"

Mbi 100 shtëpi u shemben nga tërmeti i 1 qershorit në Korçë dhe mbi 500 të tjera u dëmtuan.

7 muaj pas asaj kohë dhjetëra familje mbeten pa çati ndërsa qindra të tjera presin kompensimi e premtuar.

Image

 
Login to post comments

Lajmet e fundit

Paditet kryebashkiaku i Nju Jorkut/ Hetimi federal dhe dyshimet për financimin e fushatës

Globi

Paditet kryebashkiaku i Nju Jorkut/ Hetimi federal dhe dyshimet për financimin e fushatës

    Kryebashkiaku i Nju Jorkut, Eric Adams është paditur për të paktën një akuzë penale dhe është vënë nën hetim federal. Adams do t'i dorëzohet autoriteteve në fillim të javës së ardhshme...

Kraja: Degradim i shtetit ligjor! Korrupsioni i Ramës dihet nga ndërkombëtarët, por ata shpeshherë e mbyllin një sy

Politikë

Kraja: Degradim i shtetit ligjor! Korrupsioni i Ramës dihet nga ndërkombëtarët, por ata shpeshherë e mbyllin një sy

    I ftuar në edicionin e pasdites në SYRI TV me moderatorin Edvin Parruca për të folur për shpërqëndrimin që po i bën Rama shqiptarëve me 'Shtetin Bektashi', mes skandaleve që...

Xhuljan Guçe: Qytetarët e Korçës nuk pranojnë më premtime “pe leshi”

Politikë

Xhuljan Guçe: Qytetarët e Korçës nuk pranojnë më premtime “pe leshi”

Nga Xhuljan Guçe: Në një deklaratë të fundit, drejtuesi i Partisë Socialiste në Korçë, z. Niko Peleshi, njoftoi se partia e tij synon të sigurojë 6 mandate në këtë qark, duke...